Në Daily Click në TV21, Ziaidn Sela tha se gjuha shqipe nuk është gjuhë e përkthyer por është zyrtare, që sip tha, është autor i përpilimit të ligjit për përdorimine gjuhëve. Sela tha se ky ligj nuk është antikushtetues dhe se është shfyrtëyuar maksimumi që lejon Kushtetuta, përcjell Nistori.
“Gjuha shqipe a është e përkthyer? Jo nuk është e përthyer. A është zyrtarizuar gjuha shqipe? Natyrisht që është zyrtare. Me ligjin për përdorimin e gjuhëve, unë jam autor që kam përpiluar atë ligj. Kemi shfrytëzuar maksimumin që lejon Kushtetuta për të sjellë një ligj për përdorimin e gjuhëve. Ky ligj nuk është antikushtetues, kam bërë”, tha Sela.
Sela kritikoi Albin Kurtin për deklaratat rreth gjuhës shqipe në RMV: po e bën punën e djallit, nuk është ai që e kam njohur
“Nuk ka në Maqedoninë e Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”, kështu pati deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, deklaratë të cilën e komentoni Ziadin Sela. Ai tha se, Kurti po e bën punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur dhe shtoi se, Kurti është i keqinformuar.
“Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që unë kam njohur dikur, pse? Nuk e di”, shtoi më tej Sela. /Nistori/