Sela: ASh duhet të garojë e vetme në zgjedhje

    Ziadin Sela / Fotografia: Nistori

    “Unë jam ithtar i idesë që Aleanca për Shqiptarët duhet të garojë e vetme në zgjedhje, vazhdoj t’i qëndroj kësaj ideje dhe ASH-ja do të jetë faktori i cili nëpërmjet të cilit ka kuptim ndryshimi edhe i skenës politike dhe ASH-ja do të garojë në zgjedhje për t’i fituar ato.

    E vetme?

    E vetme sipas konceptit tim, natyrisht ka organe të partisë”, tha Ziadin Sela, Kryetar i Kuvendit të ASH-së në Alsat M.

    “Për momentin që ne flasim kemi vetëm një vendim të kryesisë qendrore, që ASH-ja shkon e vetme në zgjedhje. Në këtë debat unë them që diku 90% e pjesëmarrësve, anëtarëve të kryesisë qendrore kanë qenë dakord me këtë vendim që ne bashkërisht ne e sollëm.

    A ndanë këtë mendim edhe Arben Taravari, kryetari i partisë?

    Natyrisht, ai udhëhiqte mbledhjen e kryesisë dhe kuptohet që edhe në mbledhje të kryesisë qendrore, por edhe në takime që i kemi bashkërisht neve ndajmë të njëjtën bindje që neve duhet të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, shtoi Ziadin Sela, Kryetar i Kuvendit të ASH-së.

    Lajmi Paraprak

    BE zgjeron luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

    Lajmi i rradhës

    Arti dhe shoqëria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë