Sela: Ligji për shtetësi do të miratohet | Realizohet edhe një e drejtë e mohuar e shqiptarëve

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në “Facebook”, shkruan se Ligji për shtetësi do të miratohet.

    “Ashtu siç u zotuam, Ligji për Shtetësi do të miratohet, sepse ai është jetik për qytetarët që për tri dekada nuk gëzojnë asnjë të drejtë në vendin ku kanë lindur dhe kanë jetuar”, shkruan Sela.

    Ai shton se edhe përkundër tentimeve për ta penguar dhe bllokuar këtë ligj, vendosmëria jonë, shkruan Sela, rezultoi me sukses.

    ” Ligji ka hyrë në fazën e fundit dhe për disa ditë do të realizohet edhe një e drejtë që u është mohuar shumë shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë për 30 vite”, shkruan Sela.

    Lajmi Paraprak

    Do të shiten 50.000 hektarë tokë bujqësore

    Lajmi i rradhës

    Ja sa kohë u duhet syve që të përshtaten plotësisht me errësirën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë