Sela: programi i Qeverisë është program i VMRO-së, s’ka asgjë të VLEN-it

    Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela në tubimin përmbyllës në Tetovë në zgjedhjet parlamentare 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për Qeverinë e re tha se është jolegjitime dhe Qeveri që frikësohet nga fjala e lirë.

    “Është një Qeveri që natyrisht që i mungon legjitimiteti dhe natyrisht që Qeveria u votua por Qeveri e cila frikësohet nga fjala e lirë nga ajo që kanë për të thënë ata që janë përfaqësues të popullit”, tha Ziadin Sela në “DailyClick” në TV21″.

    Ziadin Sela tha se brenda Qeverisë së re ka ministra si Ivan Stoillkoviq që janë pro politikave të Putinit dhe që nënqeshet me tragjedinë në Srebrenicë dhe shtoi se, lidhjet e Stollkoviqit janë ngushtë të lidhura me BIA-në serbe e me Putinin.

    “Qeveria brenda saj ka një ministër i cili hapurazi shpreh përkrahje për politikat e Putinit, siç është Stoillkoiqi i cili hapurazi nënqeshet me tragjeditë që i kanë ndodhur popujve, rasti i gjenocidit të Srebrenicës me të cilën ai u nënqesh”, tha Sela.

    Ai shtoi se nuk kam pretenduar që Mickoski të jetë ai i cili do të mbrojë interesin e shqiptarëve.

    Sela tha se as edhe një fjali nuk është marrë nga programi i VLEN-it dhe është futur në programin qeveritarë dhe tha se i gjithë programi është i VMRO-së.

    “Kjo do të thotë që është program i VMRO-së dhe kjo është paralajmërim i një supremacie që mundohet ta ushtrojë Hristijan Mickoski ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në Maqedoninë e Veriut”, tha Ziadin Sela.

    Sela: ASh nuk votoi Ligjin për Qeveri, kërkuam të bëhen edhe ndryshimet kushtetuese me 80 deputetë

    “Dakord do të isha që të përkrahim një gjë të tillë por sipas parimit 80 për gjithçka”, kështu tha Ziadin Sela më DailyClick në TV21 kur u pyet se pse ASh nuk votoi për  ligjin për Qeveri.

    Sela për Qeverinë e re tha se është jolegjitime dhe Qeveri që frikësohet nga fjala e lirë.

    “Është një Qeveri që natyrisht që i mungon legjitimiteti dhe natyrisht që Qeveria u votua por Qeveri e cila frikësohet nga fjala e lirë nga ajo që kanë për të thënë ata që janë përfaqësues të popullit”, tha Ziadin Sela.

    Sela tha se brenda Qeverisë së re ka ministra si Ivan Stoillkoviq që janë pro politikave të Putinit dhe që nënqeshet me tragjedinë në Srebrenicë dhe shtoi se, lidhjet e Stollkoviqit janë ngushtë të lidhura me BIA-në serbe e me Putinin.

    “Qeveria brenda saj ka një ministër i cili hapurazi shpreh përkrahje për politikat e Putinit, siç është Stoillkoiqi i cili hapurazi nënqeshet me tragjeditë që i kanë ndodhur popujve, rasti i gjenocidit të Srebrenicës me të cilën ai u nënqesh”, tha Sela. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sonte në Teatrin e Tetovës jepet premiera e shfaqjes “Tartufi” të Molierit

    Lajmi i rradhës

    BDI: Qeveria monoetnike po zhbën Marrëveshjen e Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë