Shabani shkëputet nga ASh e Selës, do të garojë i pavarur për Vrapçishtin

    Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur.

    Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani për TV Globi.

    “Po, informacioni juaj është i saktë, në zgjedhje lokale do të garojë sërish dhe do të jem kanididat i pavarur. Pres mbështetjen e çdo banori të Komunës së Vrapaçishtit pavarësisht përkatësisë etnike apo politike”, tha Shabani.

    I pyetur nëse me këtë veprim shkëputet nga Ziadin Sela i cili është në koalicon me Frontin Evropian të udhëhequr nga BDI dhe i bashkangjitet Arben Taravarit, Shabani tha se tash për tash nuk dëshiron të flas asgjë më shumë.

    “Tani me ekipin tim në komunë jemi të fokusuar në krerjen e obligimeve që kemi si detyrim në vitin e fundit të mandatit. Më pak politikë, më shumë punë deri në zgjedhje”, theksoi Isen Shabani, kryetar i komunës së Vrapçishtit.

    Ndryshe, Isen Shabani në tetor pritet ta kërkojë mandatin e tretë për kryetar komune në Vrapçisht.

    Ai për herë të parë fitoi në zgjedhjet e vitit 2017-të, kurse në vitin 2021 e fitoi mandatin e dytë.

    Lajmi Paraprak

    Dy persona paditen për dëmtimin e buxhetit të pyjeve kombëtare me 1.1 milion denarë

    Lajmi i rradhës

    Protesta përfundon, Vuçiq thotë se “e kuptuan mesazhin”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë