SHBA dënon dhunën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

    Shtetet e Bashkuara dënuan përshkallëzimin e fundit të dhunës në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

    “U bëjmë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që t’i respektojnë angazhimet e tyre për armëpushim, duke ndërmarrë hapa të menjëhershëm për qetësimin e situatës”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

    “Tensionet e vazhdueshme përgjatë kufirit Armeni-Azerbajxhan nënvizojnë faktin se vetëm një rezolutë gjithëpërfshirëse, që i adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura, mund t’i normalizojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të mundësojë njerëzit e rajonit të jetojnë së bashku në mënyrë paqësore”, tha Price.

    Armenia tha të mërkurën se forcat e Azerbajxhanit vranë tre ushtarë të saj në kufi.

    Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se njësitë e Forcave të Armatosura të Armenisë hapën zjarr në pozicionet e trupave azerbajxhanase, të vendosura në rajonin Kallbaxhar, duke plagosur dy ushtarë azerbajxhanas.

    Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për rritjen e tensioneve, shkruan Rel.

    Dy vendet, vitin e kaluar, kanë luftuar gjashtë javë për rajonin e Nagorno Karabakut.

    Ky rajon njihej ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohej nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.

    Rreth 6 000 njerëz janë vranë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Moska.

    Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene.

    Lajmi Paraprak

    Nëse merrni mjaftueshëm vitaminë D, do të shmangni këto 3 probleme shëndetësore

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që shkaktojnë gazra | Mënyra e duhur si t’i konsumoni ato

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë