Sheqerinska: Ata që mbështesin tezën për ndryshime kushtetuese duhet të kuptojnë edhe ata që thonë jo

    Ish-ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në debatin “Fronti Evropian”, organizuar me rastin e përvjetorit të BDI-së në pushtet tha se shumë nga ata që mbështesin tezën e ndryshimeve kushtetuese duhet të kuptojnë edhe ata qytetarë që thonë jo.

    “Teza se nuk ka alternativë, për mendimin tim nuk funksionon. Shumë nga ata që mbështesin tezën e ndryshimeve kushtetuese duhet të kuptojnë edhe ata qytetarë që thonë jo. Ata janë kryesisht maqedonas, por ky numër nuk është për t’u nënvlerësuar.

    Shumica e njerëzve që janë kundër ndryshimeve kushtetuese nuk janë kundër BE-së. Nuk kemi nevojë t’i bindim se BE-ja është e rëndësishme, disa dinë më shumë se ne. Kjo rezistencë nuk vjen nga rezistenca kundër BE-së, por nga frika se ky nuk është fundi. Dhe kjo frikë nuk është joreale. Kanë frikë se pas kësaj do të ketë kërkesa të reja”.

    Sipas saj, lufta në Ukrainë ka ndryshuar hartën gjeopolitike për zgjerimin e BE-së, ndaj edhe pse zgjedh të jetë optimiste, beson se është shumë më e vështirë për shtetet e vogla që duhet të dinë të lexojnë hartën gjeopolitike.

    Lajmi Paraprak

    ARDIAN NUHIU EMËROHET TRAJNER I SHKËNDIJËS

    Lajmi i rradhës

    Bashkimi i lëndëve i pakuptimtë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë