Shfuqizimi i “shqipes”, Filipçe: është “instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike”

    “Për fat të keq, si një instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike që konsideroj se nuk është në rregull”. Kështu mes tjerash deklaroi kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe në Click Plus në TV21 kur është pyetur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve – me të cilin parashihet heqjen e shqipes nga disa shërbime shtetërore.

    Filipçe akuzoi VMRO-DPMNE-në se mekanizma të tillë, të cilat nxisin tensione ndëretnike, janë duke u aktivizuar në vazhdimësi.

    “Konsideroj se kjo po ndodh në vazhdimësi nga ana e VMRO-DPMNE-së thjeshtë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve, me të cilat do të ballafaqohen së shpejti”, tha Filipçe.

    Përmendi edhe konotacionin që iu dha ligjit për “branitella”, që sipas tij nuk kishte bazë etnike.

    Filipçe për ndryshimet kushtetuese: Pse VLEN-i i ndryshoi deklaratat, a janë nën presion?

    Filipçe ka dërguar kritika deri te koalicioni shqiptar në Qeveri – VLEN sa i takon procesit të ndryshimeve kushtetuese.

    Ai pyeti se pse VLEN-i ndryshoi qëndrimet paraprake për ndryshimet kushtetuese dhe a është sinjal kjo që është nën presion apo ka ndonjë këndvështrim tjetër, duke përmendur zgjedhjet lokale.

    “Gazetari: Sa këto deklarata mund ta hamendësojnë kryeministrin Mickoski?

    Do të shohim. Megjithatë, nuk e di se sa janë partnerë të cilëve mund t’u besohet sepse shpesh herë i kanë ndryshuar deklaratat dhe qëndrimet. Para se të hyjnë në Qeveri thanë se ndryshimet kushtetuese do të miratohen për periudhë prej 6 muajsh. Tani e ndryshuan deklaratën. Pse e ndryshuan? A janë nën presion apo kanë këndvështrime të tjera apo udhëhiqen nga ideja që ato duhet të bëhet pas zgjedhjeve lokale, që është ekskluzivisht interes partiak, e aspak shtetëror”, tha Filipçe. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është virusi vdekjeprurës Marburg që po përhapet në Afrikë dhe sa e rrezikuar është Europa?

    Lajmi i rradhës

    “Vettingu si satirë!”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë