SHKATËRROI DOKUMENTAT PA LEJE – Kallëzim penal për drejtuesin e një dege postare

    Drejtori i një filiali postar akuzohet për asgjësim dhe fshehje të paautorizuar të dokumenteve – njofton SPB Shkup. Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike ka parashtruar kallëzim penal kundër K.L.(59) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shkatërrim apo fshehje të lëndës arkivore të papërpunuar”, përcjell Nistori.

    I raportuari, menaxher i filialit në Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”, gjatë vitit 2021 në mënyrë arbitrare ka kontribuar në asgjësimin e materialit zyrtar të dokumentuar për vitin 2018 pa pasur lejen dhe miratimin e marrë nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut për asgjësimi të materialit zyrtar në fjalë – thuhet në informacionin e SPB – Shkup. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Paketa gjermane e ndihmës ka hapur orekse në BE

    Lajmi i rradhës

    Hagë: Procedura e vizave vështirëson vizitat e familjarëve dhe të avokatëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë