Çfarë po ndodh në tregun e veturave elektrike në Europë?

    Gjatë dy muajve të parë të 2025, shitjet e veturave të reja elektrike u rritën me 28,4%.

    Deri në fund të shkurtit 2025, automjetet elektrike (BEV) përbënin 15.2% të pjesës totale të tregut në Bashkimin Evropian, një rritje nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Në rritje janë edhe hibridet, duke zënë 35.2% të tregut dhe duke mbetur zgjedhja kryesore mes konsumatorëve në Bashkimin Evropian.

    Ndërkohë, pjesa e kombinuar e tregut të veturave me benzinë ​​dhe naftë ra në 38.8%, krahasuar me 48.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

    Gjatë dy muajve të parë të vitit 2025, shitjet e veturave të reja elektrike u rritën me 28,4%, në 255,489 automjete krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Tre nga katër tregjet kryesore, të cilat përbëjnë 64% të të gjitha regjistrimeve të veturave elektrike, panë rritje të fortë dyshifrore: Gjermania (+41%), Belgjika (+38%) dhe Holanda (+25%), sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).

    Lajmi Paraprak

    Apple humbi gati 300 miliardë dollarë nga vlera e tregut shkaku i tarifave të Trumpit

    Lajmi i rradhës

    Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë