Si të kontrolloni përmbajtjen dhe kohën që fëmijët tuaj kalojnë në telefon

    Prindërit që po shqyrtojnë telefonin ose tabletin e parë për fëmijën e tyre, tani “mund të marrin frymë pak më lirshëm”.

    Apple ka prezantuar kontrolle prindërore të përmirësuara në versionin e ri të iOS 26 dhe iPadOS 26 që e bëjnë më të lehtë menaxhimin e përmbajtjes, aplikacioneve, komunikimit dhe sigurisë së fëmijëve në pajisjet iPhone dhe iPad.

    Përveç funksioneve ekzistuese si Screen Time, Apple tani po prezanton veçori shtesë që u lejojnë prindërve të krijojnë një mjedis digjital më të sigurt për të vegjlit e tyre.

    Që prindërit të jenë në gjendje të përdorin të gjitha mjetet, hapi i parë është krijimi i një llogarie fëmije.

    Kjo mund të bëhet në disa mënyra: nëpërmjet pajisjes së prindit, direkt në pajisjen e fëmijës, ose edhe pa akses fizik, nëpërmjet cilësimeve të llogarisë familjare.

    Përmes opsionit Screen Time, prindërit mund të menaxhojnë kohën e kaluar në pajisje, të kufizojnë aksesin në aplikacione të caktuara, të caktojnë kur aksesi i fëmijëve në telefon të përfundojë dhe të kontrollojnë se me kë komunikon ai dhe kur.

    Tjera funksione që rrisin më tej monitorimin janë turbullimi i imazheve eksplicite, njoftimi që e paralajmëron fëmijën nëse e mban ekranin shumë afër syve, filtra bazuar në moshë për aplikacione, muzikë, lojëra, filma dhe përmbajtje televizive, si dhe ndoshta më i dobishmi, gjurmimi i vendndodhjes në kohë reale.

    Prindërit mund të shohin se ku është fëmija i tyre në çdo kohë përmes aplikacionit Find My.

    Çfarë vjen me iOS 26?

    Përveç funksionaliteteve ekzistuese, janë njoftuar masa shtesë sigurie që do të jenë të disponueshme me sistemet e reja, të tilla si mbrojtja e zgjeruar kundër përmbajtjes eksplicite dhe thirrjeve FaceTime, aftësia për të revokuar lejet për aplikacionet edhe pasi ato janë tashmë në përdorim, dhe cilësime edhe më të sakta për menaxhimin e komunikimit dhe privatësisë.

    Ndërsa asnjë teknologji nuk mund ta zëvendësojë plotësisht bisedën dhe mbikëqyrjen prindërore, këto mjete mund të ndihmojnë shumë në krijimin e kohës së shëndetshme para ekranit dhe zakoneve të sigurisë digjitale.

    Lajmi Paraprak

    Messi mund ta kalojë Ronaldon në një rekord të veçantë në Kupën e Botës për Klube

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë