“Shko ti puno për 30 mijë denarë dhe e sheh nëse mjaftojnë” – thonë nga LSDM për pagën minimale

    Me rritjen e pagës minimale, paralelisht duhet të rriten edhe pagat e tjera që janë nën atë minimalen ose mesataren. Nuk mundet të rritet vetëm paga minimale sepse në një rast të tillë kjo do të rezultojë që pagë minimale të marrin shumica e punëtorëve. Rritja duhet t’i ndjekë trendet e inflacionit dhe rritjen e çmimeve, në të kundërtën qëllimi nuk do të arrihet. A është e mundur që sektori i biznesit t’ia dalë me pagë minimale prej 450 eurove, ose 600 siç është në rajon?

    “Do të shihni se mbi 300 mijë në vend marrin pagë që lëviz mes pagës minimale dhe mesatares. Kjo është e dhënë katastrofale. Keni njerëz me 100 deri 150 denarë në ditë për vakt, bëhet fjalë për rreth 600 mijë njerëz që jetojnë në pragun e varfërisë. Nëse flasim për ide të këtilla progresive për të cilat edhe ne duam të bisedojmë, do të shohim se, ndërsa kemi parë kërcënime nga disa punëdhënës, unë nëse duhet të paguaj 30 mijë denarë për pagë minimale, do ta mbyllë firmën. Apeli ynë është, le të mbyllet lirisht. Shko ti dhe puno për 30 mijë denarë dhe shih nëse mjaftojnë për jetë”, tha Ivan Peshevski – nënkryetar i LSM.

    Punëtori është kapitali më i madh i një kompanie, diçka që pjesë e pronarëve nuk munden ose nuk duan ta kuptojnë.

    “Disa punëdhënës nuk mund të dalin nga matrica duke menduar se ata janë kryesorë dhe ata vendosin. Unë po them, edhe në fillim të emisionit e thash, se punëdhënësit duhet të kuptojnë se kapitali i tyre më i madh janë punëtorët dhe kënaqësia e tyre, pa marrë parasysh nëse kjo do të pasqyrohet në pagë, paga minimale, mesatarja etj”, deklaroi Millan Boshkov – kryetar i Konfederatës së Biznesit.

    Pagat e ulëta janë ndër arsyet më të mëdha për largimin e të rinjve nga vendi. Ndërsa mundësitë janë të mëdha. Para disa ditësh Enti i Sllovenisë për punësim, në Shkup mbajti panair për punësim ku qytetarëve të Maqedonisë iu prezantuan kushtet për punë në Slloveni ndërsa numri i të interesuarve ishte i madh.

    Lajmi Paraprak

    Ligji i gjuhëve – Reagime të shumta nga partitë, BDI e vlerëson si kërcënim

    Lajmi i rradhës

    Shfaqja për fëmijë “Revolta e presjes”, më 9 dhjetor në teatrin e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë