Shkup, u konfiskuan 13 mijë mjete piroteknike në një tezgë të improvizuar, u arrestuan dy persona

    Më 31 dhjetor, në tezgat e improvizuara në fshatin Singeliq të Shkupit, janë gjetur 13.000 copë lëndë piroteknike, njoftoi MPB, duke shtuar se në këtë aksion janë arrestuar dy persona.

    “Policët e Njësitit për tregti të paligjshme në SPB Shkup u kanë hequr lirinë Xh. A. (29) nga fshati Sindgeliq dhe L. A. (33) nga Shkupi, ku në tezga të improvizuara janë gjetur mbi 13.000 mjete piroteknike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Sipas policisë, tek njëri i arrestuar u gjetën .8598 mjete piroteknike, ndërsa tjetri 4.641 copë.

    Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski e vlerësoi të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në shtet gjatë natës së Vitit të Ri.

    Siç informoi ai, në territorin e shtetit kanë ndodhur gjithsej 29 vepra penale-juridike dhe janë arrestuar 33 persona. Kanë ndodhur 28 aksidente trafiku prej të cilëve tre me lëndime të rënda trupore.

    Lajmi Paraprak

    Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madridit, duke e tejkaluar edhe Mbappen

    Lajmi i rradhës

    Dymbëdhjetë persona të vrarë në Cetinje, përfshirë dy fëmijë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë