Shkupi midis qyteteve më të ndotura në Europë

    Shkupi mëngjesin e sotëm përsëri u gjend në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë, sipas të dhënave të platformës “IQ Air”. Indeksi i ndotjes ishte 157, që e vendos kryeqytetin në kategorinë e ajrit të pasigurt për të marrë frymë.

    Përveçse qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë, Shkupi ishte renditur i njëmbëdhjeti për nga ndotja në botë.

    Foto: Printscreen nga www.iqair.com (23 dhjetor 2024 në ora 11:00)
    Foto: Printscreen nga www.iqair.com (23 dhjetor 2024 në ora 11:00)

    Në krye të listës si qyteti më i ndotur në botë deri më tani është Delhi (Indi), pasuar ga Accra (Gana), Kajro (Egjipt), Lahore (Pakistan) dhe Bishkek (Kirgistan).

    Me pothuajse të njëjtën cilësi ajri, pas Shkupit janë disa qytete nga Pakistani, Bangladeshi dhe Kazakistani.

    Kujtojmë se sipas raportit të UNICEF-it, në Maqedoninë e Veriut, vdekjet e të porsalindurve nga ndotja e ajrit janë 11,6 përqind ose 1 në 9 vdekje të fëmijëve nën moshën njëvjeçare.

    Edhe Instituti i Shëndetit Publik që në fillim të vitit 2024 e publikoi raportin “Ndotja e ajrit në Republikën e Maqedonisë dhe rreziqet ndaj shëndetit”, sipas të cilit pothuajse 18 përqind e mortalitetit të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut mund t’i atribuohet ekspozimit ndaj përqendrimeve aktuale të grimcave PM-2.5.

    Lajmi Paraprak

    Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë 

    Lajmi i rradhës

    Lavdëroni fëmijët për sjelljen e tyre, ndikon për zhvillimin dhe imazhin e tyre për veten

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë