Shkupi, Tetova dhe Kumanova me ndotjen më të madhe të ajrit

    Shkupi edhe sot është ndër qytetet me shkallë më të lartë të ndotjes, sipas të dhënave nga platforma e Ministrisë së Mjedisit, air.moepp.gov.mk.

    Sipas vlerave më të fundit të matura, përqendrimi i grimcave PM10 në ajrin në qendër të Shkupit është 149 μg/m3, ndërsa vlerën më të lartë nga të gjitha stacionet matëse në vend e ka në Tetovë, 230 μg/m3.

    Edhe në pjesët tjera të vendit ndotja mbetet e lartë: në Tetovë është regjistruar ndotje prej 230 μg/m3, në Kumanovë 169 μg/m3, në Gostivar 144 μg/m3, në Kavadar 122 μg/m3, kurse në Kërçovë 114 μg/m3.

    Këto vlera i kalojnë kufijtë e lejuar, veçanërisht në qendër të Shkupit, ku përqendrimet janë jashtëzakonisht të larta.

    Lajmi Paraprak

    Taravari për kritikat e Ahmetit: 22 vjet ishe në pushtet, s’ndërtove asnjë rrugë që lidhë Maqedoninë me Kosovën!

    Lajmi i rradhës

    Dibër, interesim i ulët për themelimin e Këshillit Rinor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë