Shoqata e prindërve të fëmijëve me dëmtim të rëndë të dëgjimit dhe shikimit kërkojnë pranim të barabartë në shoqëri të fëmijëve. Ata kanë për synim që të sigurojnë një jetë më cilësore për të gjithë personat me dëgjim të dëmtuar, edukim dhe zhvillimin e tyre arsimor, mbi të gjitha përfshirjen sociale.
“Personat që kanë dëmtim nuk e ndjejnë barazi. Dua të potencoj se implantet kohleare janë zgjidhje për njerëzit shurdhër, dhe është tip i operacionit që bëhet me aparate, që njerëzit e shurdhër mund të dëgjojnë dhe ti ndjejnë të gjithë të mirat e botës. Tek ne kjo tani më është 10 vite, por për fat të keq askund nuk ka infromacione se kjo funksionon”, tha Sanja Joviq Gjorçevski, kryetare e shoqatës.
“Shkollat e tona ende nuk janë gati të na pranojnë si grup. Na mungojnë përkthyes, na mungojnë mjete, llogariteni se fëmijët tonë nuk mund secilin material ta kuptojnë”, tha Irena Llozanovska Pançevska prindër. /Alsat/