Shoqatat kërkojnë që të ndërpritet puna e përmbaruesve në këtë krizë enrgjetike

    Më shumë se katër muaj shoqatat “No Paseran” dhe “Stop për përmbaruesit” presin përgjigje nga Ministria e Drejtësisë për kërkesën e tyre që të ndalojë punën e përmbaruesve në këtë krizë energjetike.

    Aktivistët frikësohen se është një periudhë në të cilën faturat e energjisë elektrike do të rriten në mënyrë drastike, një pjesë e mirë e qytetarëve tashmë kanë probleme me pagesën e tyre dhe përmbaruesit do ta shfrytëzojnë atë situatë. Edhe shoqatat civile kërkojnë saktësimin shtesë të ligjit ekzistues për përmbarim.

    “Ne i kemi dhënë krim në fushën e përmbaruesve. Z. Tupançevski duhej t’i shqyrtonte dhe të thërriste takime të reja pune për të ndërmarrë masa konkrete, por z.Tupançevski nuk është aty, shpërfillje totale”,tha Marjan Nenov – Shoqata “No Pasaran”.

    “Dihet që vjetërsimi absolut është 10 vjet. Por, në Maqedoni nuk është kështu. Për shkak të kalimit të lëndëve në vitin 2011, nga shteti tek përmbaruesit privatë, ka pasur një ndërprerje në kohë dhe tani kemi fatura 25-30 vjeçare që po ngarkohen”, u shpreh Ana Gligorova -Shoqata “Stop përmbaruesit”.

    Nga Ministria e Drejtësisë për Alsat thonë se duhet kohë për të ndryshuar disa nga ligjet e kërkuara nga shoqatat civile.

    “Ministria e Drejtësisë shqyrtoi kërkesat e ‘No pasaran’. Disa prej tyre nuk janë nën kompetencën e ministrisë. Do të shqyrtohen disa ndryshime ligjore që i kërkojnë, të cilat janë në kompetencë e ministrisë (ndryshimi i Ligjit për Noterinë dhe Ligjit për Gjykatat”, thonë nga Ministria E Drejtësisë.

    E ndërsa aktivistët kërkojnë që përmbarimi të kthehet në gjykata, dhe përmbaruesit të punojnë me rrogë, përmbaruesit ankohen se rregullat e reja në veprimtarinë e tyre, si ulja e tarifave, sjellin një situatë ku puna e tyre nuk është më fitimprurëse. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Arsyeja pse psikopatët janë më të suksesshëm?

    Lajmi i rradhës

    Analistët: Heshtja e institucioneve ka kontribuar në përdorimin e retorikës nacionaliste

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë