Shoqëria e sigurimeve GRAWE, familjarët e viktimave të paraqesin kërkesat për dëmshpërblim

    Foto: AIM

    Shoqëria e sigurimeve GRAWE osiguruvanje Non-life Shkup Јu bën thirrje të gjithë të dëmtuarve të paraqesin kërkesat për dëmshpërblim nga aksidenti i ndodhur në R. e Bullgarisë në autostradën Struma në rrugën e thirrur “Bosnek” ku mori flakë autobusi i Besa Trans BTB DOOEL ku humbën jetën 45 persona dhe 7 persona janë lënduar.

    Ju lusim për cdo informacion që do të keni nevojë të drejtoheni në GRAWE osiguruvanje Non-life Shkup, në Rr.Pirinska 23, 1-1/5. tel.023215515, e-mail: [email protected][email protected].

    Aksident është shumë i rëndë dhe kjo është një tragjedi për të cilën të gjithë ndjejmë keqardhje.

    GRAWE osiguruvanje Non-life Shkup, mori vendim të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit në përputhje me normat pozitive ligjore që janë në fuqi.

    Për këtë arsye ju drejtohemi me këtë THIRRJE PUBLIKE të gjithë të dëmtuarve të bëjnë kërkesë për dëmshpërblim DUKE JU LUTUR kërkesat për dëmshpërblim të dorëzohen jo më vonë se brenda 20 ditëve të ardhshme, që GRAWE osiguruvanje Non-life të mund të paguajë mjetet në përputhje me ligjin në mënyrë proporcionale të gjithë të dëmtuarve.

    Bëjmë Apel dhe ju bëjmë thirrje për bashkëpunim nga të gjitha palët е prekura, të dëmtuarit, të autorizuarit e të dëmtuarve, institucionet  që nga kjo tragjedi e madhe të gjithë të dëmtuarit të dëmshpërblehen në proporcion me dëmin që u është shkaktuar.

    Punonjësit përgjegjës në GRAWE osiguruvanje Non-life Shkup në mënyrë profesionale dhe në pajtim me ligjin dhe aktet nënligjore do të përcaktojnë vlerën e dëmeve dhe për çdo të dëmtuar në vecanti do të jetë transparente dhe si informacion do të jepet pasi të paraqiten dhe përpunohen të gjitha kërkesat për dëmshpërblim.

    GRAWE osiguruvanje Non-life Shkup si kompani е përgjegjshme shoqërore duke pasur parasysh që kaloi kohë e gjatë deri në marrjen e aktit themelor me të cilin identifikohet ky dëm, mori vendim të paguajë për cdo të ndjerë 4.500 Euro avans anëtarit më të afërt të familjes.

    Siç përmendëm dhe më sipër Ju bëjmë thirrje anëtarëve më të afërt të  familjes të dorëzojnë kërkesa të cilat mund ti gjejnë në web faqen  grawe.mk ose në selinë e shoqërisë në Rr. Pirinska 23, 1-1/5 Shkup.

    Lajmi Paraprak

    “Me Bullgarinë jemi në proces të negociatave”

    Lajmi i rradhës

    Gordana Jankulloska, Mile Janakieski dhe Martin Protugjer pranojnë fajin për rastin “Titanik”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë