Shpenzimet mujore mesatare të amerikanëve – Si krahasohen tuajat?

    Gjithçka është kaq e shtrenjtë këto ditë në ShBA: nga banesat te sendet ushqimore, gazi dhe shumë produkte dhe shërbime të tjera.

    Si pasojë, atje thuhet se të gjithë po ndiejnë “shtrëngimin financiar”.

    Por, sa është mesatarja e shpenzimeve amerikane?

    Sipas Byrosë Amerikane të Statistikave të Punës (BLS), shpenzimet mesatare mujore për një familje amerikane në vitin 2023 ishin rreth 6,440 dollarë.

    Kjo është e barabartë me rreth 77,280 dollarë në vit dhe kjo thuhet se përfaqëson një rritje prej 5.9% nga viti 2022.

    Ndërkohë, sipas të dhënave, thuhet se një amerikan mesatarisht çdo muaj shpenzon rreth 2,120 dollarë për strehim, që i bie 32,9% të totalit të shpenzimeve.

    Veç kësaj, një amerikan ose amerikane shpenzon rreth 1,098 dollarë për transport, apo 17% të shpenzimeve totale.

    Ndërkohë, ushqimi thuhet se zë vend me 832 dollarë në muaj, apo 12,9% të shpenzimeve totale; sigurimet personale dhe pensionet me rreth 796 dollarë, apo 12.4%; kujdesi shëndetësor me rreth 513 dollarë, apo 8%.

    Dy kategori të përmendura janë edhe arsimi, me 138 dollarë në muaj, apo 2.1%; veshje dhe shërbime me rreth 170 dollarë, ose 2.6%; si dhe argëtim me 303 dollarë apo 4.7%. 

    Lajmi Paraprak

    Kërcitja e dhëmbëve gjatë gjumit – Trajtimet natyrale që ndihmojnë

    Lajmi i rradhës

    Lajçak: koha është që ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë