Aksioni i shpërndarjes së mollëve të vendit nëpër shkolla dhe çerdhe gjatë vitit të kaluar, është zbatuar në mënyrë të gabuar ndërsa e dyshimtë ka qenë edhe cilësia e prodhimeve. Këtë e tha sot Ministër i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, i cili shtoi se vitin e ardhshëm Qeveria do ta ndryshojë këtë masë.
“Atë aksion që e drejtonte qeveria e kaluar ka qenë e mirë menduar por totalisht e keq menaxhuar. Ishim dëshmitar ku neper shkolla fëmijët i gjuanin mollët që i morën dhe po ashtu cilësia e tyre ishte e dyshimtë. Për vitin e ardhshëm mendojmë seriozisht në modifikimin e kësaj mase sepse qëllimi i kësaj mase është që çdo fëmijë të merr prodhim cilëso, të shëndoshë dhe organik. Kjo masë do të modifikohet seriozisht që të mos hidhen para pa nevojë pasi vitin e kaluar mbi 40 milionë denarë ishte kjo masë por ishte pa efekt”, tha Cvetan Tripunovski – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
Tripunovski tha se në dy ditët paraprake janë paguar subvencionet për vitin aktual 2024.
“Mbi 294 milionë denarë janë paguar për 4.533 prodhues për qumësht lope, dele dhe dhi, për gjashtë muajt e parë të këtij viti, me rreth 83 milionë denarë për 10.727 bujq të Maqedonisë, janë paguar masa 1.4 pagesa direkte për tokë bujqësore. Për masën 1.1 janë realizuar mbi 392 milionë denarë për 23 626 fermerë. Pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore arë për të gjitha kulturat gjysmë të arë”, tha Cvetan Tripunovski – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
Tripunovski shtoi se në fokus të Programit për vitin 2025 do të jetë në të gjitha kulturat e vendit, që kushtet klimatike në vend lejojnë që të jenë produkte cilësore. /Alsat/