Shporta sindikale minimale e ka tejkaluar vlerën prej 1000 euro dhe në janar arriti në 63.252 denarë. Me një banesë me qira prej 60 metrash katrorë për muajin janar, është 78.627 denarë. Vetëm për ushqim dhe pije, Shporta minimale parashikon 23.198 denarë apo sa paga minimale. Nga ana tjetër, ekzekutivi po përgatit shportë të re konsumatore duke kontestuar shportën që përllogarisin sindikatat për më shumë se 10 vite. Pasi Qeveria dhe kryeministri Hristijan Mickoski kontestuan metodologjinë e shportës sindikale, ajo është kontestuar edhe nga punëdhënësit, të cilët kanë kërkuar që kjo përllogaritje të bëhet nga një institucion i pavarur nën mbikëqyrjen e shtetit. Ata akuzuan Sindikatën se ka llogaritur një shportë që ishte dy herë më e madhe se ajo reale. Sindikata nga ana tjetër, përkundër kundërshtimit, do të vazhdojë ta përllogarisë shportën e saj sindikale si deri tani.
Ajo duket konfuze, sepse disa nga produktet nuk shfrytëzohen nga qytetarët ose nuk përdoren në atë masë, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa tha se akoma nuk e di se çfarë do të përmbajë shporta e ardhshme konsumatore.
“Ndoshta do të jetë më e madhe, domethënë çmimet do të jenë më të larta. Por realisht të krijojmë një shportë të tillë konsumatore, e kam fjalën për një shportë minimale, të cilën qytetarët realisht e përdorin, sepse nuk mendoj se kjo është një shportë minimale konsumatore”, shtoi Mickoski.
Në mesin e 63 produkteve që hyjnë në shportë, janë edhe qershitë dhe “Nescafe”, për të cilat ka reaguar kryeministri Mickoski, por numri një i sindikatës Sllobodan Trendafilov thotë se llogaritja është për të gjithë vitin, që do të thotë se mesatarisht blihen rreth tre kilogramë qershi, që sipas përllogaritjes, është 10 gramë në ditë ose dy qershi. Për Nescafe, llogaritja thotë se një kanaçe 250 gramësh në muaj jep një kafe në ditë.
Shporta e re që përskaj asaj sindikale, do të përgatisë kompetentët nuk do të përmbajë cigare dhe alkool si dhe pemë sezonale që nuk është karakteristikë për atë stinë të vitiit.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, thekson se formula e shportës merr parasysh modalitetet nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut nga disa dyqane në vend me çmimet më të larta, mesatare dhe më të ulëta, si dhe do të merren edhe çmimet nga tregjet e gjelbra dhe tregjet lokale në rajone. Njëherësh, sipas tij, sindikatat e kanë llogaritur shportën minimale sindikaliste vetëm nga çmimet në një dyqan.
“Ministritë e Ekonomisë dhe Punës, të Bujqësisë, të Financave, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës janë përfshirë në përgatitjen e tij për të përftuar një shportë mesatare sindikale cilësore. Mesatarja e shportës sindikale nuk do të jetë as për politizim dhe politikën, as për opinionin e qytetarëve, apo si të them disa parametra të gabuar që do të shpreheshin publikisht, por na duhet si Ministria e Ekonomisë dhe Punës për politikat e mëtejshme që do të bënim në drejtim të mbrojtjes së standardit të jetesës së qytetarëve. Nuk e llogarisim për një familje mesatare maqedonase me katër anëtarë, sipas Entit Shtetëror të Statistikës është 3.06 ose 3.08, një familje tre anëtarëshe dhe janë marrë të dhëna për produktet ushqimore bazë bujqësore dhe gjithçka që është e nevojshme dhe e përfshirë në ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe llogaritjen reale të atyre nevojave reale që dalin në jetën e përditshme”, thekson Risteski.
Nga Lidhja e Sindikatave thonë se as nuk janë pjesë e përllogaritjes dhe as nuk janë konsultuar. Ata do të vazhdojnë të llogarisin të tyren, të cilën e publikojnë prej vitesh.
“Ne nuk jemi përfshirë në përgatitje dhe as jemi konsultuar, ndoshta sepse vlera e Shportës Minimale Sindikale nuk tregon se sa punëtorë kanë nevojë për të mbijetuar, por është një konfirmim se pagat duhet të rriten me ritëm të përshpejtuar”, thekson LSM.
Shporta minimale që Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë e llogarit çdo muaj përfshin shpenzimet për banim, higjienë, transport, veshje dhe këpucë, kulturë, mirëmbajtje dhe shëndet (ilaçe). Sipas të dhënave të LSM-së, ajo është vazhdimisht në rritje dhe që nga viti 2022, kostot e jetesës së një familjeje katër anëtarësh janë rritur me gati 48 për qind. Shporta sindikale e konsumatorit në dhjetor 2020 arriti në 33.742 denarë, ndërsa në dhjetor 2024 arriti në 62.861 denarë apo gati më një rritje dyfish. Për më tepër, shtojnë se shporta e konsumit të sindikatës pasqyron realisht nevojat, por se ato janë të disponueshme nëse shteti ka nevojë për ekspertizën e tyre në llogaritje.
“Nëse qëllimi është të dëshmohet se qytetarët mund të mbijetojnë me shumë më pak, atëherë duhet bërë një llogaritje e re – jo një minimum, por një shportë mesatare, e cila do të kalonte 2000 euro dhe do të pasqyronte nevojat reale të qytetarëve”, theksojnë sindikalistët .
Shporta minimale sindikaliste është llogaritur nga SSM që në vitin 2011 për të pasqyruar realisht nevojat bazë për “një jetë dinjitoze për një familje me katër anëtarë gjatë një muaji”. Këtu përfshihen shpenzimet e familjes që jeton në një apartament 60 metra katrorë, ngasje makine me volum të ulët, një nga fëmijët që merr një biletë transporti mujore nga shteti, pagesa e energjisë elektrike në bllokun e parë, përdorimi i tarifës më të ulët të internetit dhe telefonit, të pasurit e një televizori, të blesh në supermarkete më të lira, të shkosh në parukeri një herë në muaj por vetëm për një prerje flokësh dhe të mos jesh i sëmurë kronik. Shporta minimale sindikaliste ishte arsyeja e miratimit të Ligjit për pagën minimale dhe ishte baza për negociatat e sindikatave për të gjitha rritjet e pagave të deritanishme, si dhe për lidhjen e Marrëveshjeve Kolektive. Në opinion kanë dalë edhe mendime për kundërshtimin apo aprovimin e modelit të deritanishëm.
“Të gjithë përpiqemi për BE-në dhe ajo që kemi hetuar është se Komisioni Evropian nuk ka një direktivë për shportën e konsumatorit. Çdo vend i rajonit dhe i BE-së ka një sindikatë dhe një shportë të formuar nga institucionet, dhe ato ndryshojnë në mënyrë drastike, ku ajo sindikale është edhe dy herë më e madhe. Këto janë vendime politike dhe elemente që Sindikata i përdor për përfitimet e veta dhe është metoda e tyre e presionit”, thekson numri një i punëdhënësve, Vlladanka Trajkoska.
Ndryshe, LSM ka krijuar pagën minimale të sindikatës që nga viti 2010. Autoritetet shtetërore vendosën më pas se nuk kishte logjikë në llogaritjet e tyre se me sa para mund të mbijetonte njeriu në një muaj. Komisioni Evropian nuk ka një direktivë në lidhje me shportën e konsumatorit dhe çdo vend i rajonit dhe i Evropës ka një shportë sindikale dhe një shportë të formuar nga institucionet. Te ne pjesa më e madhe e parave në muaj shkojnë për ushqim, bile edhe më shumë se paga minimale, për të cilën sindikata ka negociuar që para zgjedhjeve të vitit të kaluar për t’u rritur në rreth 500 euro. /Koha/