Shqipëri, fshati pa shkollë, shëndetësi e infrastrukturë

    Nga fshati Gërnec i bashkisë Selenicë e lehtë është ikja, por kthimi i vështirë.

    Banorët që kanë mbetur në fshat ndihen të izoluar. Askush nuk u vjen për vizitë dhe për të shkuar në spital kur kanë urgjenca shëndetësore është mision i pamundur. qendra shëndetësore e fshatit nuk ka dyer e dritare dhe as mjek apo infermierë.

    Shkolla është mbyllur prej vitesh. rrugët janë bosh dhe kalon gati një orë derisa shfaqet banori i parë në horizont.

    “Në këtë fshat kanë ngelur shumë pak fëmijë dhe rruga është e amortizuar, po ashtu mungesa qendrës shëndetësore bën që njëherë në kaq kohë të vij një  infermier nga Vlora për t’ju bërë gjilpërë.”- tha Remzi Bejaj, banor i Gërnecit.

    “Rruga si mos më keq, shkolla pa fëmijë dhe e mbyllur  edhe pse shkollë më e mirë se në qytet tregon, një qendër shëndetësore e mbushur më bar për bagëtinë, rruga e cila të sëmur më shumë, jeta në këtë fshat është me bagëti dhe bujqësi se çdo gjë tjetër mungon”- tha Vojsava Bejaj, banore e Gërnecit.

    “Rruga e shkatërruar, ambulancë nuk ka dhe është mbushur me barë, pa fëmijë dhe shkolla që u bë e re, në ditën në vijim do të jetë dhe ajo një magazinë bari si qendra shëndetësore”-Agim Hoxhaj, banor i Gërnecit.

    Nga 150 banesa dikur, sot vetëm 13 shtëpi janë të banueshme. 10 fëmijët e mbetur shkojnë në fshat tjetër për tu arsimuar.

    “Jetesa është shumë e vështirë, rruga është katastrofë nuk vijnë dot fëmijët”- tha Gjolek Totaj, kryetar i fshatit Gërnec.

    Në kushtet që janë katandisur këto zona  nuk është e largët dita kur në fshat nuk do mbetet më askush. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Putin e burgosi për përhapje të “informacionit të rremë” | Aktivisti rus merr çmimin për të drejtat e njeriut

    Lajmi i rradhës

    KRIZA GLOBALE E USHQIMEVE | A janë ulur çmimet globale të grurit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë