Anketa: ShBA vendi më miqësor për shqiptarët

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që perceptohet si më miqësori nga shqiptarët (96%). Thuajse po aq miqësore e shohin qytetarët edhe Turqinë (94%), Italinë (94) dhe Gjermaninë (93%).

    Të pyetur nga Barometri në Euronews lidhur me situatën në Ukrainë, qytetarët në mënyrë dërrmuese (71%) e shohin Rusinë si vend jo miqësor me Shqipërinë.

    Sa i përket vendeve të Ballkanit, duke përjashtuar Kosovën, Maqedonia perceptohet si vendi më miqësor me Shqipërinë nga pjesa më e madhe e shqiptarëve (77%).

    Pas saj, shqiptarët shohin si vend miqësor Malin e Zi (73%), Kroacinë (59%) dhe Greqinë (57%).

    Serbia shihet si miqësore me Shqipërinë vetëm nga një në dhjetë shqiptarë (12%).

    Ndërkohë, thuajse gjysma e shqiptarëve (58%) e shohin Serbinë si vend jo miqësor me Shqipërinë.

    Dy në dhjetë shqiptarë mendojnë se edhe Greqia fqinje nuk është vend miqësor i Shqipërisë.

    Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në datat 25 mars deri në 5 prill me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

    Lajmi Paraprak

    Edhe postat hynë në grevë, kërkojnë rritje lineare të pagës

    Lajmi i rradhës

    Liga e Europës kompleton gjysmëfinalistët – përballje interesante na presin në fundin e garës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë