Sa kushton futja e drogës në qelitë e burgjeve?

    Shqipëri – Përgjimet në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit për korrupsionin në burgje, kanë zbuluar tarifat që paguanin të dënuarit për futjen në qeli të drogës, alkoolit dhe sendeve të tjera të paligjshme.

    Euronews Albania sjell disa nga bisedat e të dënuarve me familjarë e sekserë, ku përfshihen edhe zyrtarët e burgjeve.

    futja e drogës në qelitë e burgjeve

    Përgjimet tregojnë se të dënuarit paguajë edhe për qëndrimin në qeli me kushte më të mira.

    Kur të dënuarit kërkojnë favore me këmbëngulje, ryshfeti rritet.

    Nga hetimet në të 3 burgjet, Elbasan, Peqin dhe Drenovë ka rezultuar se nga qelia të dënuarit e privilegjuar vendosin edhe baste sportive dhe askush nuk i kontrollonte.

    Me anë të celularëve që mbanin në qeli, disa prej të dënuarve flisnin lirisht me njëri tjetrin nga burgu në burg.

    Për të faktuar përfshirjen e policëve të burgjeve në këtë skandal, prokuroria ka parë edhe filmimet e kamerave të sigurisë në këto institucione.

    Lajmi Paraprak

    ‘Sa të due mor fishek’, letra e Sadijes për Dritëro Agollin

    Lajmi i rradhës

    Republika Serbe me institucione paralele në Bosnje dhe Hercegovinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë