Vaksina kundër Covid-19 ndikon në shtatzëni? Ministria e Shëndetësisë jep përgjigje qytetarëve

    Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i ka dhënë një përgjigje të gjithë personave që janë të paqartë në lidhje me ndikimin e vaksinës antiCovid në fertilitetin e femrave.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, Ministria thotë se nuk ka evidenca që tregojnë se vaksinat paraqesin rrezik për ata që dëshirojnë të mbeten shtatzëna!

    “A ndikojnë vaksinat ndaj Covid-19 në fertilitetin tim? Nuk ka evidenca që tregojnë se vaksinat ndaj Covid-19 paraqesin rrezik për dikë që dëshiron të mbetet shtatzënë”, thuhet në postimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Domethënia e përplasjes së Presidentit Meta në Gjykatën Kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    A duhet të trajtohen dhëmbët e qumështit te dentisti nëse kanë probleme?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë