Shqiptarët e Bërnjarcës në protestë, kërkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në shkollën e fshatit

    Banorët shqiptar të fshatit Bërnjarcë kanë protestuar sot para shkollës së fshatit dhe kanë kërkuar që dyert e shkollës të hapen edhe për fëmijët e tyre. Për këta banorë është e papranueshme që fëmijët e tyre të mësojnë në shkollën e Haraçinës.

    “Ne do të protestojmë, derisa të hapen dyert e shkollës edhe për fëmijët tanë. Në jemi të vendosur, fëmijët nuk i dërgojmë në shkollë deri sa të zgjidhet ky problem i cili daton që prej dy vitesh”, u shpreh një banor.

    Banorët kritikojnë autoritetet zyrtare për neglizhencë dhe mospasje të vullnetit për zgjidhjen e problemit.

    “Ne nuk do t’i dërgojmë fëmijët në shkollë, për këtë le të marrin përgjegjësi institucionet kompetente. Ne dëgjojmë se ministrja dhe zv. ministri nuk janë të informuar për bojkotin tonë. Ju falënderojmë juve mediave. Ne habitemi se si organet kompetente nuk janë të informuara për rastin”, u shpreh një tjetër banor.

    “Ne nuk kemi nevojë që me dhunë të futemi brenda, por kemi nevojë për dialog dhe fëmijët ti pranojnë në këtë shkollë”, tha një banorë i Bërnjarcës./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Detajet e fundit nga autoritetet rreth regjistrimit të popullsisë

    Lajmi i rradhës

    “Nuk ka nxënës të infektuar në shkolla”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë