Shqiptarët e Luginës mobilizohen për regjistrim

    Pas dy dekadash, shqiptarët e Luginës së Preshevës po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Zyrtarët që po kryejnë procesin, flasin për interesim të madh për t’u regjistruar. Sa më shumë që të dalin në numër, aq më të mëdha do të jenë gjasat për përmirësimin e jetesës së tyre, thonë përfaqësuesit politikë të Luginës, e cila gjendet në pjesën jugore të Serbisë, shkruan REL, përcjell Nistori.

    Numri i shqiptarëve në këto tri komuna që njihen si Luginë e Preshevës, nuk dihet saktësisht. Ata morën pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2022. Serbia, këto tetor po zhvillon regjistrimin e radhës, në të cilin shqiptarët e Luginës vendosën të bëhen pjesëmarrës.

    Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Serbi filloi më 1 tetor dhe përfundon më 31 të këtij muaji. Shqiptarët e bojkotuan regjistrimin e vitit 2011 për shkak të, siç u tha nga përfaqësuesit politikë të asaj kohe, moslejimit të regjistrimit të shqiptarëve që kanë lindur në Serbi, por që jetonin në diasporë, si dhe shtypjes së formularëve të regjistrimit vetëm në gjuhën serbe.

    Sipas regjistrimit të vitit 2002, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc jetonin rreth 57.600 shqiptarë, 25.000 serbë dhe 4.300 romë.

    Në bazë të një vlerësimi të OSBE-së, të bërë në vitin 2015, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc janë deri në 60.000 shqiptarë të regjistruar. Prej tyre, sipas OJQ-ve dhe subjekteve politike nga Lugina e Preshevës, rreth 20 mijë kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme.

    Enti Statistikor i Serbisë do t’i publikojë të dhënat preliminare të regjistrimit aktual më 30 nëntor, ndërsa rezultatet përfundimtare do të dalin pjesë-pjesë, duke filluar nga marsi ose prilli i vitit të ardhshëm. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Ngrohja qendrore në Spitalin infektiv nuk është lëshuar fare që kur ka nisur sezoni i ngrohjes

    Lajmi i rradhës

    KE: Situata në burgjet e Maqedonisë së Veriut është dramatike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë