Shtatë vjet pritje për një vend pune!

    Vendi ynë, edhe pse është më i vogël, ka një numër të madh të papunëve. Mirëpo, edhe pse numri i të papunëve në vend vazhdon të zvogëlohet, shifrat e fundit për muajin maj thonë se në fund të muajit në mënyrë aktive kanë kërkuar punë 102.523 persona, që është një rënie e re prej 1.244 personash në një muaj. Megjithatë, fakti që numri i të papunëve në vend po zvogëlohet nuk është më lajm, sidomos në maj, dhe ndoshta do të rritet edhe më shumë në muajt e verës, kryesisht për shkak të kërkesës së lartë për punë në Kroaci, kryesisht në sektorin e hotelerisë.

    Gjithashtu, një fakt interesant për ne është fakti se edhe pse Kroacia është një vend shumë më i madh se i yni, më pak qytetarë kërkojnë punë në mënyrë aktive atje, pra rreth 96 mijë. Kjo për shkak të nevojës së madhe për punëtorë, para së gjithash në sektorin e hotelerisë, i cili duhet të plotësojë nevojat e turistëve të shumtë. Pra, pavarësisht se vendi kërkon punëtorë, ende ka njerëz që kërkojnë punë prej kohësh.

    Alma Alimi, nga Shkupi e cila punoi për tre vite radhazi në Kroaci deklaroi për gazetën Koha se katër vite që po pret për një punësim në vend.

    “Kam diplomuar para katër viteve dhe menjëherë u paraqita tek Agjencia e Punësimit, kam kërkuar punë çdo vit, mirëpo ende nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Për këtë për tre vite radhazi punova në Kroaci si kameriere, mirëpo këtë vit nuk do të shkoj. Më thonë se vendi ka nevojë për punëtorë, po shpresoj që të marr ndonjë përgjigje pozitive”, theksoi ajo.

    Ndërkohë, Agjencia e punësimit ka nxjerr një pasqyrë statistikore se sa persona kërkojnë punë dhe sa është periudha e pritjes për punësimin e tyre. Pra, nëse kemi gjithsej 102.523 të papunë, është interesante të theksohet se shumica janë ata që kanë pritur më shumë për punësim, pra një periudhë prej pesë deri në shtatë vjet. Domethënë, rreth 17.462 persona kanë qenë në pritje të punës për pesë deri në shtatë vjet, sipas të dhënave të Agjencisë. Pjesa më e madhe e tyre janë gra, pra mbi 10 mijë bashkëqytetarë tanë dhe pas pesë deri në shtatë vjet nuk arrijnë dot punësimin e dëshiruar. Dhe ka nga ata që presin punë prej tetë vitesh e më shumë dhe janë një numër i konsiderueshëm, pra 13.173 persona, por një pjesë më e vogël e tyre janë gra, përkatësisht 4.386 qytetarë. Ndërsa, numri më i vogël i atyre që presin punë pas një muaji, që është një periudhë relativisht e shkurtër, është 3.252 persona.

    Për këtë arsye shumë më tepër njerëz presin punë nga një deri në pesë muaj dhe në atë kategori hynë 16.320 qytetarë. Ndërkohë 9.248 persona janë në pritje të punës nga gjashtë deri në 11 muaj. Kemi 7.825 persona që presin punë prej dy vitesh dhe 12.203 persona që kërkojnë punë në mënyrë aktive kanë tre vite në Agjenci. Saktësisht 10.528 bashkëqytetarë tanë kanë pritur katër vite për punësimin e tyre. Natyrisht, më të papunët janë në kryeqytet, për shkak të numrit të madh të banorëve, ndonëse, nga ana tjetër, metropoli ka shanset më të mëdha për punësim.

    Ndër të tjera, gjithsej 20.892 banorë të Shkupit në mënyrë aktive kërkojnë punë, prej tyre 11.164 janë gra. Në Shkup, pesë deri në shtatë vjet presin punësim 4.376 qytetarë, ndërsa tetë e më shumë vite presin 1.783 banorë të kryeqytetit. 

    Lajmi Paraprak

    Ëmbëlsia e akulloreve kthen çiftin nga Firence në Shkodër

    Lajmi i rradhës

    DAP: qytetarët të raportojnë të ardhurat që i marrin nga objektet që i japin me qira

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë