Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

    Shteti ndan rreth 160 mijë dollarë bursë për një student që të studiojë në një prej 100 universiteteve më të mira të botës, por në shumicën e rasteve nuk interesohet më për të që ta shoh ku ndodhet dhe as t’i ofrojë punë të përshtatshme me nivelin e arsimimit. Kështu thonë të dhënat e hulumtimit të “Forumit Arsimor Rinor”

    “Shumica e studentëve që kanë shkuar jashtë vendit, janë kthyer dhe nuk janë kontaktuar nga ana e ministrisë së arsimit dhe shkencës dhe institucioneve, e ata që janë kontaktuar u janë ofruar oferta të papërshtatshme për dallim prej shkallës së tyre të arsimimit“, tha Risto Saveski, drejtor i shoqatës qytetare “Forumi Arsimor Rinor”.

    Autorët e hulumtimit thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka të dhëna të sakta për numrin e studentëve të kthyer, pasi evidenca është e pakompletuar dhe grafat për përfundim të studimeve, kthime apo punësime këtu janë të zbrazëta në shumicën e rasteve. Problematikë tjetër që është gjetur gjatë hulumtimit është edhe mënyra e ndarjes së bursave.

    “Ajo që qarkullon në opinion është skeptike se mënyra e dhënies së bursave dhe procesi I selektimit nuk është I drejtë, me atë që më së shpeshti fitojnë student që janë më të privilegjuar, gjegjësisht kanë lidhje të tjera ose mundësi financiare që t’I marrin këto bursa. Vetë procesi I selektimit është lënë në duart e komisionit që formohet çdo vit dhe ai process nuk është transparent për opinionin dhe kjo doli si problematikë nga analiza”, tha Lucija Çukellovska, autore e hulumtimit.

    Vlera e bursës fillon nga 40 mijë dollar në vit për një student. Për 10 vite janë shpërndarë rreth 389 bursa. Vendet më atraktive për studime janë Anglia, SHBA-të dhe Holanda, por studentët preferojnë poashtu edhe Belgjikën dhe Italinë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Përparim në dialog apo humbje të fondeve të BE-së – Çfarë do të zgjedhin Kurti e Vuçiq?

    Lajmi i rradhës

    Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë