Shtrenjtohen sërish derivatet e naftës, dizelin do ta paguani 100 denarë për litër

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,43% në raport me vendimin e datës 07.10.2022.

    Nga data 11.10.2022, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    • Benzina Eurosuper BS95: 89 denarë për litër
    • Benzina Eurosuper BS98: 91 denarë për litër
    • Eurodizeli: 100,50 denarë për litër
    • Vaji Ekstra i Lehtë: 97 denarë për litër
    • Mazuti: 51,920 denarë për kilogram

    Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,316%.

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi: Analizat do të tregojnë nëse do të mbetet koha verore apo ajo dimërore

    Lajmi i rradhës

    Një komedi për… të qarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë