Shumë premtime gjatë fushatës zgjedhore, a besojnë qytetarët se do të realizohen!

    Shumë premtime u dhanë në fushatën zgjedhore. Por çfarë thonë qytetarët, a besojnë se premtimet do të realizohen nga Qeveria e re e cila është shumë pranë formimit!?

    “Nuk e dimë ata e dinë vetë më mirë, a do t’i mbajnë vetë e dinë ato. Thash edhe parës duhet ata të vendosën nëse janë të aftë të punojnë si duhet, nëse vazhdojnë në anën tjetër atëherë dihet.”

    “Mendoj shumë janë lavdëruar, do shohim.

    A mendoni se do i mbajnë  premtime që i kanë dhënë në zgjedhje?

    “Duhet patjetër duhet.”

    “Mendoj se duke kaluar koha disa procese do shkojnë mbas, do të thotë se ma keq behët, proceset ikin pas.”

    “Nuk besoj se do i mbajnë, arsyeja kemi përvojë nga e kaluara. Shpresojmë që të ndryshojnë diçka do shohim.”

    Por si e shohin qytetarët anëtarësimin në bashkimin evropian, qytetarët që anketuam thonë se Maqedonia rrugë tjetër nuk ka edhe presin që kjo qeveri të ecë proceset para.

    “Nuk e di si të them nëse janë të aftë duhet të insistojnë duhet të behën ndryshimet kushtetuese.”

    “Nuk besoj nuk kam besim në atë. Marrëdhëniet janë prish, ju vetë e dini me Bullgarinë me Greqinë.”

    “Kjo varet nga shumë rrethana, nëse ka ndonjë mundësi nëse Bashkimi Evropian do ta tërheq Maqedoninë për një kohë më të shkurtë mund të anëtarësohemi, a në kushte reale jo.”

    “E ka për detyre kjo qeveri e re që të mbajë atë kursin e vjetër dhe nuk kanë rrugë tjetër e vetmja rrugë është integrimi në Bashkimin Europian dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike se aty gërshetohen krejt.”

    Ndryshe pritet që javën e ardhshme pritet të formohet qeveria e re, ku në koalicionin qeveritar do të jenë VMRO DPNME, VLEN dhe ZNAM. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Bllokohet puna e “Bechtel & Enka-s” në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Agim Islami: mos bëni qeveri pa u liruar të burgosurit e pafajshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë