Shumë qytetarë të Maqedonisë janë vaksinuar edhe në Vranjë të Serbisë

    Deri me 5 janar të këtij viti në Vranjë janë dhënë saktësisht 116.548 doza të të gjitha llojve të vaksinave kundër koronavirusit, thonë nga Qendra Shëndetësore në Vranjë, raporton korrespondenti i MPB-së në Beograd.

    Qytetarëve të Vranjës dhe Serbisë iu dhanë 89.830 doza, atyre të Maqedonisë së Veriut 26.689 dhe qytetarëve të BeH-së 29 doza.

    Nga të katër llojet e vaksinave të disponueshme, më e zakonshme është vaksina kineze Sinovak – 72,098 doza.

    Pfizer është dhënë në 35,275 doza, Sputnik-V ruse në 8,243 dhe Astra Zeneka në 932 raste.

    Lajmi Paraprak

    Çmimi si trajneri më i mirë nga FIFA: Në garë Mancini, Guardiola dhe Tuchel

    Lajmi i rradhës

    Danillovski: Deri në muajin maj, vendi mund t’i thotë lamtumirë Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë