Si deri te licenca për kabare? Përgjegjësia fillon me Ministrinë e Ekonomisë e deri tek institucionet lokale

    Zjarri ka dëmtuar çatinë e ndërtesës / Image: Robert Atanasovski/AFP

    Ministria e Ekonomisë dhe Punës është kompetente për dhënie e licencave për kabare. Nga kjo Ministri gjithçka fillon dhe përfundon. Por, për tu dhënë licenca nevojitet që disa institucione tjera të japin miratime nëse objekti mund të jetë kabare.

    LIGJI PËR VEPRIMTARI HOTELIERIKE

    II. Kryerësit e veprimtarisë hoteliere
    Neni 4
    Veprimtari hoteliere mund të kryejnë shoqëritë tregtare dhe tregtarët individë të regjistruar në regjistrin tregtar (në tekstin e mëtejmë: hotelierë).

    Licenca kërkohet në bazë të nenit 20 të Ligjit, pas çka deri te Ministria, sipas nenit 21, kërkuesi duhet të parashtrojë disa dokumente. Edhe atë se Kompania është e regjistruar në Regjistrin qendror, vendim për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për kabare, i sjellë nga këshilli komunal, fletëparaqitje për plotësimin e kushteve minimale-¬teknike për kryerjen veprimtarisë hoteliere dhe pajtueshmëri nga organi i administratës shtetërore nga fusha e punëve të brendshme se janë plotësuar kushtet për mbrojtjen e rendit publik dhe qetësisë si dhe sigurisë në komunikacion.

    LIGJI PËR VEPRIMTARI HOTELIERIKE

    Neni 21
    Me kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni dorëzohet dokumentacioni në vijim:
    1) aktvendim për regjistrim në regjistrin tregtar të lëshuar nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë;
    2) vendimi për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për kabare, klub të natës, disko¬klub dhe disko¬klube në hapësira të hapura, të miratuara nga këshilli i komunës, ndërsa në qytetin e Shkupit, këshilli i komunës së qytetit të Shkupit;
    3) fletëparaqitje për plotësimin e kushteve minimale¬-teknike për kryerjen veprimtarisë hoteliere;
    4) me pëlqim prej organit të administratës shtetërore për punët nga sfera e punëve të brendshme për shkak se kushtet e plotësuara për mbrojtje të rendit publik dhe qetësisë dhe sigurisë të komunikacionit dhe
    5) dëshmi për taksën administrative të paguara prej 50 denarësh.

    Me rendësi për dhënien e licencës është plotësimi i kushteve minimale teknike. Kjo është rregulluar me nenin 6 të Ligjit, ku qëndron se objekti doemos të plotësojë kushtet sanitare, kushte për mbrojtje nga puna, mbrojtje dhe avancim i ambientit jetësor, mbrojtje kundër zjarrit dhe kushte për mbrojtje nga zhurma të përcaktuar me ligj. Në mënyrë shtesë nevojitet edhe pajtueshmëri nga MPB se janë plotësuar kushtet për mbrojtje të rendit publik dhe paqes dhe sigurisë në komunikacion.

    LIGJI PËR VEPRIMTARI HOTELIERIKE

    Për kryerjen e veprimtarisë hoteliere doemos duhet të plotësohen kushtet e përcaktuara minimale-teknike.

    Përveç kushteve nga paragrafi 1 i këtij neni, doemos të përmbushen edhe kushtet vijuese: objekti të mund të përdoret, kushtet sanitare shëndetësore, kushtet për mbrojtje gjatë punës, mbrojtja dhe përparimi i mjedisit jetësor, mbrojtja kundër zjarrit dhe kushtet për mbrojtje nga zhurma të përcaktuara me ligj.

    Veprimtaria hoteliere në objektet hoteliere në bar nate, kabare, disko¬klub dhe disko¬klub në sipërfaqe të hapur mund të kryhet nëse hotelieri siguron pëlqim nga organi i administratës shtetërore kompetent për punët nga lëmi i punëve të brendshme se janë plotësuar kushtet për mbrojtje të rendit publik dhe qetësisë dhe sigurisë në komunikacion.

    Me këtë procedurë edhe kontrolli bëhet nga më shumë resorë.

    Sipas Ligjit, nëse ndonjë objekt i plotëson kushtet nga Rregullorja për kushte teknike minimale duhet të konfrimojë Inspektorati shtetërorë i tregut. Kushtet shëndetësore sanitare i parasheh Ministria e shëndetësisë, ndërsa i kontrollon Inspektorati sanitar, ndërsa kushtet për mbrojtje nga puna i përpilon Ministria e ekonomisë dhe punës, ndërsa i kontrollon Inspektorati i punës, mbrojtja e ambientit jetësor, mbrojtje nga zjarri dhe shpëtim, ndërsa sigurinë në komunikacion e parasheh MPB-ja si dhe e kontrollon.

    Kush jep miratime për kabare dhe kush i kontrollon?
    Kushte minimale teknike
    Rregulloren e përpilon ministria e Ekonomisë – kontrollon Inspektorati i Shtetit
    Rregullore përpilon ministria e Shëndetësisë – kontrollon Inspektorati Sanitarë
    tani përpilon ministria e Ekonomisë dhe Punës – kontrollon Inspektorati i Punës
    përpilon ministria e Ambientit Jetësor – kontrollon Inspektorati për Ambient Jetësor
    Mbrojtje nga zjarri
    Përpilon MPB – kontrollon Drejtoria për Shpëtim dhe Mbrojtje
    Sigura në trafik
    Përpilon MPB-kontrollon MPB

    Pasi që, sipas detyrës zyrtare, të parashtrohen të gjithë miratimet, jepet licenca. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Eksperti i sigurisë, Pivovarovi: korrupsion na solli në gjendje të palakmueshme që ta paguajmë me gjak

    Lajmi i rradhës

    Hetimi për tragjedinë e Koçanit / Zbardhen detaje për hierarkinë e fajit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë