Si mund t’i përdorë Perëndimi asetet e ngrira ruse

    Reuters

    Zyrtarët e Perëndimit po shkojnë drejt konfiskimit të aseteve të ngrira financiare të Rusisë, në vlerë rreth 300-350 miliardë dollarëve, për ta mbështetur Ukrainën. Por, mënyra se si mund të arrihet kjo është e ndërlikuar, duke qenë se do ta vendoste një precedent të kontestuar.

    Më poshtë mund t’i lexoni disa prej ideve që janë sugjeruar:

    Konfiskimi

    Disa politikëbërës dhe avokatë evropianë thonë se rezervat e palëvizshme ruse mund thjesht të konfiskohen në përputhje me një doktrinë të ligjit ndërkombëtar, të njohur si “kundërmasa”.

    Pastaj asetet do të shiteshin, apo të jepeshin me qira dhe të ardhurat nga ato do t’i dhuroheshin Ukrainës, apo ndonjë fondi kushtuar rindërtimit të saj.

    Të tjerët ngrenë shqetësime, megjithatë, se kjo do të ishte kundër normave ndërkombëtare dhe se do ta hapte Kutinë e Pandorës, duke qenë se do të ishte një lloj precedenti dhe se Rusia do ta sfidonte këtë vendim nëpër gjykata.

    Shembuj të konfiskimeve të tilla nga e kaluara, sikur i aseteve të Irakut, pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku më 1990, dhe i aseteve gjermane pas Luftës së Dytë Botërore, ndodhën pas përfundimit të atyre luftërave, jo derisa lufta po zhvillohej – siç është rasti i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

    Madje edhe në Shtetet e Bashkuara, ekspertët e borxhin të huaj kanë nënvizuar se Akti Ndërkombëtar i Kompetencave Ekonomike Emergjente (IEEPA), nuk e autorizon një konfiskim të hapur të pronës së ngrirë ruse në mungesë të një konflikti të armatosur mes SHBA-së dhe Rusisë.

    Pothuajse shumica e gati 210 miliardë eurove të rezervave ruse të bllokuara në BE – para së gjithash obligacionet dhe llojet e tjera të garancive në të cilat kishte investuar Banka Qendrore e Rusisë – po mbahen në depozituesin e quajtur Euroclear në Bruksel.

    Kur ato asete t’i arrijnë ditët e fundit të pagesës – apo kur “të bëhen të pagueshme” në gjuhën bankare – ato konvertohen në para të gatshme, një transaksion që tatimoret në një shkallë prej 25 për qind në Bruksel.

    Zyrtarët në BE, SHBA dhe Britani të Madhe, ku sasi shumë më të vogla janë ngrirë, propozojnë mbrojtjen e atyre të ardhurave për Ukrainën, sepse vlerësojnë se ato do t’i shtojnë deri në 15-20 miliardë euro deri në vitin 2027.

    Liderët e BE-së mund ta japin dritën jeshile për një vendim të tillë në fund të këtij muaji. Disa në bllok kanë ende dyshime, megjithatë, dhe Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar se marrja e aseteve të ngrira ruse duhet të bëhet vetëm në bashkëpunim me fuqitë e G7-ës.

    Disa avokatë theksojnë se, ligjërisht, ka pak dallim mes marrjes së të ardhurave të maturimit dhe kapjes së të gjitha 300-350 miliardë dollarëve.

    Rreziku është se Rusia, megjithatë, mund t’i drejtohet gjykatës, të tentojë dhe t’i konfiskojë paratë e gatshme të Eurocelarit në depozituesit e garancive në Hong Kong, Dubai dhe në vende të tjera. Shqetësimi është se kjo mund ta shterojë kapitalin e Eurocearit dhe të kërkojë injeksion të madh.

    Obligacionet për riparim

    “Obligacionet për riparim” janë sugjeruar gjithashtu si një mënyrë e anashkalimit të telasheve ligjore. Ukraina do t’i shiste garancitë që paguhen nëse, vetëm nëse, pranon obligacione nga Rusia për dëmet që ajo ia ka shkaktuar deri tani në luftë.

    Mbajtësit e obligacioneve nuk do të kenë pretendim kontraktual për rezervat e ngrira të Kremlinit. Por, duke qenë se nuk ka gjasa që Rusia të paguajë me vetëdëshirë, këto asete do të ishin me gjasë burim i parave për ta paguar dëmshpërblimin.

    Meqë interesat e rezervave janë duke u rritur, ato mund të përdoren për t’i paguar edhe principalin e obligacioneve edhe pagesat e rregullta kupon. Kjo do të dallonte nga konfiskimi, sepse asetet do të transferoheshin vetëm nëse një mekanizëm legjitim i kompensimit merr aktvendim se dëmet janë bërë në Ukrainë.

    Ukraina do ta kishte një rrugë bindëse për të siguruar dëmshpërblim në vlerën e rezervave. Prandaj, ajo mund të nisë proces legal për obligacione për riparim deri në 300-350 miliardë dollarë. Por, ajo mund ta marrë një shumë të tillë vetëm nëse Shtetet e Bashkuara, qeveritë e BE-së dhe aleatët e tjerë, janë të gatshme t’i blejnë garancitë.

    Kredi sindikale

    Ideja e obligacioneve është rritur edhe më shumë nga Lee Buchheit, një ekspert ligjor veteran në borxhin sovran, dhe Daleep Singh, i cili sapo është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë si zëvendëskëshilltar i sigurisë kombëtare për ekonominë ndërkombëtare.

    Qëndrimi i tyre është se Ukraina mund t’ia lërë në dorë një sindikate të aleatëve të vet të kërkojë dëmshpërblim për riparime nga Rusia, në këmbim të një huaje. Nëse Moska nuk i paguan dëmet, atëherë aleatët mund t’i përdorin asetet e ngrira ruse për ta paguar huan.

    Arsyetimi për ta bërë këtë është principi i mirënjohur ligjor që thotë se, nëse një kreditor i kontrollon asetet e një borxhliu, ai mund t’i shesë ato asete kundër një borxhi të papaguar. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është migrena e heshtur – Si ta dalloni dhe ta trajtoni

    Lajmi i rradhës

    Studim: gratë me depresion përballen me rrezik më të lartë kardiovaskular sesa burrat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë