Si po shpëtojnë nga drejtësia zyrtarët e RMV nëpërmjet ikjes?!

    Nga korrupsioni te keqpërdorimi i pushtetit, shumë zyrtarë të lartë në Maqedoninë e Veriut kanë arritur të shmangin drejtësinë duke u arratisur nga vendi.

    Nikolla Gruesvki ish-kryeministri i Maqedonisë, pas largimit nga posti u përball me disa akuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në vitin 2018, ai u dënua me dy vjet burg për blerjen e një automjeti luksoz të blinduar në vlerë prej rreth 600 mijë eurosh, duke keqpërdorur detyrën zyrtare. Në vend që të vuante dënimin, Gruevski u arratis në Hungari në nëntor të vitit 2018, ku kërkoi dhe mori azil politik.

    Gruevski u dënua në mungesë edhe për disa raste tjera, por vazhdon të jetojë në Hungari, duke i shpëtuar drejtësisë.

    Drejtësisë i kanë ikur ish zyrtaret e Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski, si dhe Nikolla Boshkoski. Ata janë të akuzuarit kryesorë në procesin gjyqësor “Fortesa-Target” të Prokurorisë, që lidhet me përgjimet masive të paligjshme gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE. Ata kanë ikur në Greqi ndërsa sic duket Ministria e Drejtësisë nuk ka mekanizëm për t’i kthyer nga Greqia.

    Të njëjtën rrugë e ndoqën edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami.

    Ata akuzohen për përfshirje në aferën e “Llotarisë Shtetërore”, ku dyshohet se kanë përvetësuar rreth 8.2 milionë euro. Grubi gjithashtu u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të akuzave për korrupsion.

    Edhe Vasko Kovaçeski, ish-drejtor i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV), është aktualisht në arrati. Ai akuzohet për keqpërdorime financiare gjatë periudhës së tij në detyrë, përfshirë abuzime në prokurimin e derivateve dhe pastrim parash. Kovaçeski është gjithashtu i përfshirë në hetimin “Additive”, ku dyshohet për shkelje të ligjit në menaxhimin e fondeve publike. Aktualisht, ai ndodhet në arrati, dhe autoritetet po punojnë për të lokalizuar dhe arrestuar atë.

    Shtrohet pyetja se si është e mundur që njerëz me akuza të rënda të largohen nga vendi pa pengesa? Kush i ndihmoi dhe a ka vullnet të vërtetë politik për të luftuar korrupsionin? Për këto përgjigje do të presim, ndërsa sot 31 mars në ditën Ditën së Drejtësisë në Maqedoni ministri i drejtësisë Igor Fillkov tha se pa një gjyqësor të pavarur, drejtësia bëhet e paarritshme dhe besimi i qytetarëve tronditet. Sipas tij Gjyqësori duhet të ketë kapacitet për të ndërtuar një sistem efikas i cili siguron drejtësi për të gjithë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Reagon KF Shkëndija pas sjelljeve të papërgjegjshme në stadium që lidhen me tragjedinë në Koçan

    Lajmi i rradhës

    Taravari: VLEN ka një pozicion shumë të dobët në qeveri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë