Sikur nuk ekziston ligji, ndalimi i qeseve plastike në RMV po shpërfillet

    Sot bëhet një vit që nga hyrja në fuqi e ndalesës së dytë të qeseve plastike. Ashtu si me ndalimin e parë në vitin 2013, pas ndalimit të vitit 2021, përdorimi i qeseve plastike vazhdoi. Sikur ligji të mos ekzistonte dhe as problemi i ndotjes nga plastika, thuhet në një deklaratë të Iniciativës për ndalimin e plastikës një-përdorimëshe.

    Sipas Entit të Statistikave, në vitin 2021 prodhoheshin sasi enorme prej 5800 ton qese plastike dhe thasë, gjegjësisht 16 tonë çdo ditë, ndërsa ky prodhim dhe konsum i tepruar i qeseve plastike me një ritëm të pandërprerë, siç thuhet në njoftim vazhdoi edhe këtë vit.

    Sipas Iniciativës i vetmi hap pozitiv që është bërë është në aspektin e të ashtuquajturës qese plastike të biodegradueshme që shiten në arkë.

    “Edhe pse përdorimi i këtyre qeseve ka vazhduar, ulja është evidente”, thuhet në njoftim.

    Por ky përmirësim, siç thotë Iniciativa, nuk reflektohet në përdorimin e qeseve të tjera plastike.

    “Pas një respektimi jetëshkurtër të ligjit me lëshimin e qeseve prej letre për fruta-perime, shumë shpejt pasoi rikthimi i qeseve plastike të ndaluara, shpeshherë e shoqëruar me tentativën tragjikomike për të anashkaluar ligjin duke i prerë dorezat. Në këtë mënyrë edhe u rrit sasia totale e qeseve plastike, pasi qeset e tilla janë jopraktike, grisen më lehtë, ndaj shumë qytetarë thjesht i hedhin duke krijuar mbeturina shtesë plastike”, thuhet në njoftim.

    Iniciativa konsideron se arsyeja kryesore për shkeljen e ligjit është mosnjohja e një alternative të qëndrueshme ndaj qeseve plastike gjatë blerjes së frutave dhe perimeve.

    “Dhe një alternativë e tillë ekziston. Nuk është e nevojshme të blini fruta dhe perime në qese plastike ose letre. Rrjetat e frutave dhe perimeve mund të përdoren në mënyrë të përsëritur për këtë qëllim. Megjithatë, pothuajse nuk ka rrjete të tilla në tregun maqedonas. Në radhë të parë fajin për këtë situatë ia ngarkojmë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila është e obliguar që me paratë e marra nga shitja e qeseve plastike, të ndërmarrë masa, si për informimin e qytetarëve për alternativën me rrjetat e fruta-perimeve, ashtu edhe për nxitjen e prodhimit të këtyre rrjetave”, thuhet në njoftim.

    Nga Iniciativa për ndalimin e plastikës njëpërdorimshe, theksojnë se problemi i ndotjes nga plastika është një problem serioz.

    “Jo e gjithë plastika riciklohet. Në nivel global, vetëm 9 për qind e plastikës riciklohet dhe 12 për qind të tjera digjen. Pjesa e mbetur prej 79 për qind grumbullohet në deponi ose përfundon në ujëra. Në vendin tonë përqindjet janë shumë herë më shkatërruese. Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e plastikës njëpërdorimshe, duke përfshirë qeset plastike, dhe kërkojmë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të angazhohet në zbatimin e ligjit për ndalimin e qeseve plastike dhe të tregojë më shumë aktivitet në luftën kundër llojeve të tjera të plastikës njëpërdorimshe”, thuhet në deklaratën e Iniciativës për ndalimin e plastikës njëpërdorimshe.

    Ndryshem orej 2 dhjetorit të vitit 2021, u vendos ndalesa e përdorimit të paketimeve plastike për një përdorim në zonat e mbrojtura.

    Të ardhurat e mbledhura nga rritja e çmimit për qeset biodegraduese u tha se do të shfrytëzohen për një fond të posaçëm për mjedisin jetësor.

    Lajmi Paraprak

    Steinmeier: Zemra juaj rreh për Europën

    Lajmi i rradhës

    Në vitin 2022 në RMV, kanë vdekur 123 persona nga HIV/AIDS

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë