Sillvana ligjeron biologji në paralele shqipe në Veles, nuk pranohet Shkëlqimi

    Konkuroi për të ligjeruar lëndën e biologjisë në gjimnazin e Koço Racin në Veles, por nuk u pranua me arsyetimin se nuk e ka të gjithë dokumentacionin. Këtë e përgënjeshtron Shkëlqim Bajrami i cili thotë se të gjithë dokumentacionin e ka kompletuar.

    “Unë ndoqa gazetat publike, pashe shpalljet aty ku paraqitet konkurs, për gjashte ore biologji, jo punësim i rregullt por pune honorar dhe vendosa qe te jap edhe kontribut për çështjen kombëtare, duke e pasur parasysh se kuadrot biologji, kimi, fizike, matematike janë kuadro deficitare ne RMV, përpos punës se rregullt qe kam vendosa te jap kontribut ne këtë aspekt dhe te konkurroj për honorarë në gjimnazin “Koço Racin” në Veles, sipas shpalljes përgatita dokumentacionin dhe i dorëzova atje pastaj me 30 shtator me kthyen përgjigje negative nga atje me arsyetimin se kam mungese të dokumentacionit”, tha Shkëlqim Bajrami.

    E në vend të tij u pranua profesoreshë tjetër maqedonase e cila ligjeron në paralele në gjuhën shqipe. Ndërsa Ministria e Arsimit ka konstatuar se ka pasur shkelje ndaj të drejtave të tij.

    “Duke e ditur se i gjithë dokumentacioni im ka qenë i kompletuar në baze të shpalljeve publike qe janë bere unë vendosa qe te bej ankese tek këshilli i shkollës, këshilli i gjimnazit “Koço Racin” në Veles, por gjithashtu bëra edhe ankese tek inspektorati për arsim për te vetmen arsye se cili dokument me mungon duke e ditur se i gjithë dokumentacioni ishte i kompletuar”, tha Bajrami.

    E për konkursin e ndihmoi një profesor i cili tashmë disa muaj ka mobing nga drejtori Ile Popov pasi ka i ndihmoi Shkëlqimit për dokumentacionin.

    “Mua më ka kontaktuar një kolegë i cili ka kërkuar ndihmën time që unë ta udhëzoj deri te shkolla për ta dorëzuar dokumentacionin për konkursin që ka qenë për profesor të biologjisë. Unë vetëm kam ndihmuar ku ti lënë dokumentat dhe ku të drejtohet”, tha profesori.

    Një ditë pas publikimit të kronikës për paraqitjen e drejtorin në polici për një audio incizim, drejtori i gjimnazit të Velesit u përgjigj thirrjeve të Klanit por vetëm me një mesazh të shkurtë.

    “Supozoj se po më kërkoni për rastin e shkollës së mesme, i cili po përhapet në rrjetet sociale dhe mediat. Në interes të hetimit, duhet të presim për të dhënë ndonjë informacion apo deklaratë në opinion që nuk janë të vërtetuara nga institucionet.

    Audioincizimin që kam marrë e kam denoncuar në polici, pasi me regjistrimin më ka ardhur edhe një mesazh kërcënues, por askund në deklaratën time nuk kam përmendur person të caktuar”, tha Ile Popov drejtor i shkollës.

    Por Klan M nuk ka përgjigje se si është pranuar profesoresha e biogjisë, ndërsa nuk është pranuar profesori Shkëlqim Bajrami i cili ka konkuruar në konkursin e shpallur në gjimnazin “Koço Racin” në Veles për të ligjëruar lëndën e biologjisë në paralelet shqipe. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Në RMV më mirë të jesh drejtor i një institucioni shtetëror se sa president e kryeministër

    Lajmi i rradhës

    KFOR-i shton prezencën me trupa në veri të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë