Sistemi për paraqitjen e vendbanimit jashtë funksionit – probleme për mërgimtarët

    Në pritje të mërgimtarëve të cilët kanë planifikuar të kalojnë pushimet në Maqedoni, për momentin nuk funksionon sistemi i onlajn paraqitjes së vendbanimin se ku do të qëndrojnë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sistemi për momentin po ripërpunohet. Për këtë shkak, paraqitja duhet të bëhet përmes stacioneve policore.

    “Për momentin nuk është në funksion sepse është në fazë të ripërpunimit të një sistemi (koncepti) të ri për zgjidhje softuerike të këtij shërbimi. Paraqitja e shtetasve të huaj, gjegjësisht qëndrimi i tyre edhe më tej zhvillohet përmes stacioneve përkatëse policore (kur bëhet fjalë për qëndrim turistik)”, thonë nga MPB.

    Përpos paraqitjes së vend qëndrimit, ka edhe prej mërgimtarëve të cilët kanë dokumente të Maqedonisë, e të cilët do të duhet që t’i ndryshohet por për këtë nuk kanë shumë kohë. Nga MPB sigurojnë se nuk ka pritje të gjata për momentin.

    “Për shkak se “call – qendra” punon pa pengesa dhe me kapacitetet me të cilat disponon për momentin i përmbushë të gjitha kërkesat e qytetarëve, pa turma, ndalesa apo prolongim të kohës, kështu që rrallë kush që e përdorë formën elektronike për termin. Dokumentet personale jepen në afate të parashikuara ligjore”, thonë nga MPB.

    Sipas ligjit, personat juridik të cilët ofrojnë akomodim për të huajt me pagesë, janë të detyruar që ta paraqesin në MPB në afat prej 12 orëve. Ndërsa personat e tjerë tek të cilët qëndrojnë të huajt, janë të detyruar ta paraqesin në afat prej 48 orëve, në stacionin më të afërt policor. Sipas Ligjit për të huajt, shtetasit e vendeve të treta me të cilët Maqedonia e Veriut ka ose nuk ka marrëdhënie diplomatike, detyrohen në afat prej 48 orëve të paraqesin adresën e përkohshme dhe personin për kontakt, nëse vendbanimin nuk e lëshojnë më herët se 48 orë nga hyrja në Maqedoni të Veriut. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MPB mohoi akuzat për përgjim: bëhet fjalë për softuer forenzik, jo për spiunazh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë