SITUATA E SIGURISË NË RMV | Nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit

    Seanca e 18-të e Këshillit të Sigurimit do të mbahet nesër (23 janar) me fillim nga ora 15:00 në zyrën e Presidentit, kështu njoftojnë nga Presidenca.

    Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë situata e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin euroatlantik.

    “Përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Zharko Milloshevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski”, njoftuan nga Presidenca.

    Pas mbledhjes pritet që presidenti t’i drejtohet opinionit me deklaratë.

    Lajmi Paraprak

    Profesori suedez ndëshkoi studenten turke për shkak se Turqia po bllokon Suedinë në NATO (Video)

    Lajmi i rradhës

    Buxheti i komunave për 2023, mbështetja ekziston por kapacitetet janë të vogla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë