S’ka konstituim të Kuvendit as në përpjekjen e gjashtë

    Deputetët dështuan për herë të gjashtë radhazi në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin.

    Procesi ka ngecur pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit.

    Albulena Haxhiu, për herë të katërt, i mori vetëm 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjidhur.

    Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore.

    Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 27 prill në orën 10:00.

    Lajmi Paraprak

    Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë