Skandal financiar në FSSh, udhëheqësja e kompanisë “Bauer Find” ka dëmtuar institucionin me 140 mijë euro

    Drejtoria për Policinë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal kundër një administratori të një subjekti juridik dhe kundër vetë kompanisë, me dyshimin se me deklarata të rreme kanë dëmtuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor për më shumë se 142 mijë euro.

    Të dyshuarit e kanë kryer veprën penale gjatë periudhës 2014–2016.

    E dyshuara ka dhënë deklarata të rreme për mjete ndihmëse ortopedike, të cilat janë faturuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor.

    Me këtë veprim, ajo e ka mashtruar Fondin dhe ka çuar institucionin në lajthitje, duke i mundësuar kompanisë të faturojë shuma për mjete ndihmëse ortopedike të papërshtatshme, gjë që ka rezultuar në përfitim të paligjshëm pasuror prej mbi 8 milionë denarësh.

    Lajmi Paraprak

    Borë bie në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Qeveria dhe gjuha shqipe: kur fjalët flasin në vend të veprimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë