Skavica do të kushtojë 1 miliard euro / Shteti do ta marrë borxh të gjithë vlerën në bankën HSBC

    Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës ka qënë premtim i bërë nga çdo qeveri që prej vitit 1960 kur fillloi elektrifikimi i vendit.

    Në vite janë bërë shumë studime fizibiliteti, por asnjëherë nuk janë gjetur paratë apo dakordësia e banorëve.

    Një nga variantet e preantuara në vitin 2016 për ndërtimin me koncesion të Skavicës së vogël do të kushtonte 251 milionë euro për dy hindrocentrale skavica dhe katund i ri.

    Në këtë studim fizibiliteti i kryer nga kompania franceze sogreah varianti i skavicës së madh do të kushtonte 262 milionë euro me një lartësi digi 441 metra mbi nivelin e detit.

    Kompamnia turke “Suzer”, që bëri ofertën e pakërkuar u tërhoq nga gara dhe tenderi u anullua.

    Në mesin e pandemisë, verën e 2020, qeveria rama solli dhe njëherë idenë e skavicës.

    Në prezantimin e bërë në atë kohë, Skavica e madhe do të kushtonte 510 milionë euro, me një lartësi dige 443 metra mbi nivelin e detit.

    Në vjeshtën e vitit 2020 mbërrin në Shqipëri nënsektari amerikan për rritjen ekonomike dhe energjinë Keith Krach. Ai firmos dy marrëveshje në Shqipëri: njëra për rrjetin 5G dhe tjetra për ndërtimin e hidrocentralit të Skvicës nga kompania amerikane Bechtel.

    Në këtë marrëveshje me amerikanët, kompania Bechtel do të angazhohej të gjente financimin e një linje e cila më pas do të paguhej nga KESH.

    Bechtel firmos një kontratë të miratuar me negocim nga Kuvendi  dhe pa garë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, ku zotohej që brenda dy vjetësh të dorëzonte studimin final dhe projektin teknik të Skavicës.

    Projekti final që Bechtel ka dorëzuar e çon koston e ndërtimit të Skavicnës në 1 miliard euro, 738 milionë euro më shumë se studimi i kompanisë franceze sogreah dhe 490 milionë euro se vlerësimi që vetë KESH bëri 2 vjet më parë.

    Lajmi Paraprak

    Ramiz Merko është shprehur se do të dilte vetë t’i vriste qentë endacakë në Strugë

    Lajmi i rradhës

    Simptomat e pazakonta të diabetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë