Skender Rexhepi: E pranoj listën e re për ta rrëzuar qeverinë, por pa partinë “E majta”

    “Përgjithësisht e pranoj sfidën e Micevskit për një listë të re për të rrëzuar qeverinë, pa të Majtën”, tha deputeti i Alternativës Skender Rexhepi për “TV Sitel”.

    Sipas tij, vendimi përfundimtar i partisë do të bëhet i ditur nesër.

    “Do të ketë një listë të re me të paktën 20 nënshkrime dhe mund të ketë 59 apo 70, por pa të Majtën”, shton Rexhepi.

    Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Nikolla Micevski sot përmes rrjeteve sociale i ka ofruar Rexhepit që të paraqesë iniciativën e re për rrëzimin e qeverisë së bashku me 19 nënshkrime të tjera të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Leksion për studentët e artit: Duhet ta gjeni atë në jetë dhe ta rikrijoni në art

    Lajmi i rradhës

    Në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve, minierave, hoteleve dhe rrugëve të reja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë