Sllovenia dhe Gjermania, destinacionet më të shpeshta për mjekët e rinj nga RMV-ja

    Sllovenia dhe Gjermania janë disa nga destinacionet më të shpeshta për mjekët e rinj. Pas specializimin jashtë vendit ata vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin e tyre atje. Këtë e tha kryetarja e Odës së Mjekëve, sipas së cilës për t’i mbajtur mjekët këtu duhet të ofrohen kushte më të mira për punë.

    “Do të ketë interes nga mjekë kur dikush që ka kryer mjekësin do ti jepet punë menjëherë dhe nëse i jepet mundësi që ai të edukohet për atë punë dhe të jetë i mirë në atë punë. Nëse punësohet menjëherë pas studimeve dhe nëse i ofrohet mundësi për specializim dhe normalisht duhet të ketë rishpërndarje të numrit se ku dhe çfarë nevojitet”, tha Kalina Stardelova, kryetare e Odës së Mjekëve.

    I pyetur se përse mjekët e rinj gjithnjë e më shumë duan të shkojnë në Gjermani, Henrik Hemran, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Odes së Mjekëve të Gjermanisë tha se kjo është si rezultat i edukimit të mirë mjekësor që kanë.

    “Ne mendojmë që specializimi në edukimin mjekësor në Gjermani për një kohë shumë të gjatë ka sjellë përvoja shumë të mira, prandaj mendoj se doktorët e rijnë duan të marrin edukimin më të mirë mjekësor. Ne dëshirojmë që çdo shtet në Evropë të sjellë edukim të mirë mjekësor prandaj ky diskutim është i rëndësishëm që kjo të jetë e mundur për secilin shtet që mjekët të mbeten këtu”, theksoi Henrik Herman, anëtar i Odës së Mjekëve të Gjermanisë.

    Ndërsa Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj thotë se për t’i mbajtur mjekët e rinj duhet të hiqen specializimet private si kuotë. Sipas tyre, nëse shteti dëshiron të realizojë një ndryshim thelbësor, së pari duhet të krijojë një strategji kombëtare që do të zbatohet për të paktën 10 vjet, pavarësisht nga partia politike në pushtet.

    “Është shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë jetojnë në një pasiguri të madhe. Për mua personalisht si mjek është e pa tolerueshme që një mjek të kërkojë punë të dytë që në mënyrë paralele derisa specializon të mund edhe të jetojë. Nëse flasim për sistem që ju ofron mjekëve 26 mijë denarë pagë, atëherë ne flasim për sistem të turpshëm që nuk i vlerëson mjekët. Ndoshta nuk është problem që në atë moment sa marrin pagë, sa është problem pasiguria që të vijnë deri tek paga prej 26 mijë denarësh”, u shpreh Bojan Trajkovski, kryetar i asociacionit të specializanteve dhe mjekëve të rinj.

    Nga Asociacioni i specializantëve thanë se shumë mjekë largohen për shkak të kokëfortësisë së drejtorëve të klinikave që nuk duan ti punësojnë dhe se për momentin ka mjekë që kanë kryer specializime dhe punojnë me kontratë punë, gjë që e cilësuan si të turpshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Save City”, Toshkovski: çdo person që ka bërë shkelje do të ndëshkohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë