“Sofra e paqes” për familjarët e të lënduarve në zjarrin në Koçan

    Po shtrohet drekë për familjarët të lënduarve në zjarrin në Koçan, që po kurohen në qendrën klinike “Nënë Tereza”.

    Këtë nismë bujare e kanë ndërmarrë disa qytetarë të Shkupit.

    E quajtura “Sofra e Paqes” është shtruar në Spitalin “Nënë Tereza”, në afërsi të urgjencës, për familjet e rastit tragjik që ndodhi në Koçan dhe për të gjithë punonjësit shëndetësor.

    Përgjegjësi i këtij organizimi Gani Kurtishi për TV21 se iftare shtrohen edhe në parkun e Çairit, ku po ashtu janë ftuar familjarët e të lënduarve nga Koçani.

    “Kjo ka filluar prej dje e hënë, dhe do të vazhdojë deri të shtunën. Nëse ka nevojë për familjarët e Koçanit do të vazhdojmë nëse ka kërkesa ta shtrojmë darkën e tyre. Këtë punkt e kemi ne 10 ditët e fundit të Ramazanit është bërë në parkun e Çairit”, tha Gani Kurtishi.

    -Për kë është bërë ajo?

    “Njëjtë është bërë për të gjithë njerëzit që duan të solidarizohen me rastin tragjik të Koçanit edhe të bëjmë iftar, po ashtu i kemi ftuar edhe familjarët që të vijnë atje, do të ketë edhe atje ushqim për ta”, tha ai.

    Po ashtu, në parkun e Çairit, Kurtishi tha se janë të mirëseardhur të gjithë ata të cilët kanë nevojë për iftar. Vetëm në një lokacion, në ditë jepen rreth 160 racione me ushqim.

    Lajmi Paraprak

    Stoilkoviqi shkoi në Beograd për ta përkujtuar “agresionin e NATO-s” ndaj Serbisë / VLEN: nuk mund ta bëjmë atë shqiptar!

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV nuk e besojnë, por as nuk e verifikojnë lajmin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë