SOT DO TË PROTESTOHET NË KOÇAN / Qytetarët kërkojnë ndryshime konkrete

    Pas aksidentit tragjik në Koçan, ku humbën jetën më shumë se 59 njerëz, tashmë në rrjetet sociale po qarkullojnë apele dhe sot në orën 13:00 në Parkun e Qytetit në Koçan është paralajmëruar protestë. Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojnë këtë sistem joefikas që nuk ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi, thuhet në një postim në Facebook në faqen e quajtur Koçani, përcjell Nistori.

    “Qytetarët kërkojnë ndryshime konkrete. Ata do të luftojnë për një qytet pa punësime partiake, për institucionet që funksionojnë, për policinë që është këtu për ne, për shërbimet e inspektimit që do të kryejnë detyrën, për hapësirat publike që do të jenë të sigurta dhe të pastra. Protesta është për drejtësinë, për secilin prej nesh, për çdo viktimë që kemi humbur dhe për të gjithë ne që jetojmë çdo ditë këtë qytet. Është i nevojshëm inspektimi i rregullsisë së të gjitha objekteve hotelierike, veçanërisht picerive që kanë zgjeruar dhe legalizuar tarracat e tyre në mënyrë të paligjshme. Kafenetë që kanë zgjeruar ambientet e tyre në të gjithë zonën tregtare dhe makinat e parkuara në trotuare, të cilat bllokojnë shtegun e këmbësorëve, na krijojnë rreziqe. Nuk duhet të harrojmë se nuk respektohet ndalimi i hedhjes së mbeturinave nga komunat e tjera në venddepozitim, ku lejohet hedhja e mbeturinave drejt saj me shoqërim policie”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie për shkak të tragjedisë së zjarrit në Koçan, në të cilën humbën jetën të paktën 59 persona, ndërsa mbi 130 janë të lënduar, nga të cilët 22 janë në gjendje kritike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Koçani pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse”

    Lajmi i rradhës

    Ademi: mos e akuzoni BDI-në për gjithçka, të dorëhiqet qeveria pas tragjedisë në Koçan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë