Sot filloi gjyqi ndaj Zhan Mitrevit | Anulohet seanca e parë

    Në Gjykatën Penale në Shkup sot filloi procesi gjyqësor kundër mjekut Zhan Mitrev dhe klinikës së tij. Ai akuzohet për kryerje të veprës penale “mashtrim” gjatë mjekimit të pacientëve përmes një metode specifike, përkatësisht hemofiltrimit. Ai në daljet publike deri tani është shprehur se ndjehet i pafajshëm dhe se do ta dëshmoje këtë.

    Megjithatë, me të filluar seanca gjyqësore, pala mbrojtëse, përkatësisht avokatët e Zhan Mitrev kërkuan të anulohet ajo me arsyetimin se ju nevojitet më shumë kohë për tu përgatitur.

    Seanca e radhës është caktuar me 5 prill. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kanadaja e ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare

    Lajmi i rradhës

    Zyrtarisht Qeveria e RMV me ministra të rinj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë