Sot vendoset për heqjen e maskave dhe organizimin e dasmave

    Komisioni për Sëmundje Infektive sot mori vendim për propozim që Shtabi Qendror për Menaxhim me Krizat të lehtësojë masat shtrënguese për mbrojtje nga Covid-19, përcjell Nistori.

    Duke marrë parasysh se numri i të infektuarve nga virusi është në rënie çdoherë e më shumë, KSI propozon:

    • Nga 1 qershori, maskat mbrojtëse të mos jenë të obligueshme në mjedise të hapura. Maskat të mbeten të detyrueshme në të gjitha hapësirat e mbyllura, transport publik dhe kudo ku distanca e rekomanduar nuk mund të mbahet.
    • Të lejohet grupimi në mjedise të hapura. Grupimit me njerëz, të mbetet rekomandimi për mbajtjen e maskës mbrojtëse.
    • Të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve në ambient të hapur me maksimum 50% të shfrytëzimit të kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se 100 të ftuar.
    • Numri maksimal i lejuar i mysafirëve në një tavolinë të jetë 6.
    • Ndeshjet sportive që luhen në hapësira të hapura të luhen me publikë, por vetëm me 30% të kapacitetit të studiumit.
    • T’ju lejohet objekteve hotelierike të pranojnë nga 6 mysafirë në një tavolinë, ndërsa të gjitha kufizimet e tjera për to mbeten në fuqi.
    • Ora policore të mbetet në fuqi.
    • Gjatë kësaj dhe javës së ardhshme, Komisioni për Sëmundje Infektive në bashkëpunim me organizatorët e ngjarjeve të punojnë në specifikimin e protokolleve për mbajtjen e ngjarjeve dhe koncerteve në ambient të hapur, ndërsa pas 15 qershorit, sipas protokolleve të dakorduara, do të lejohet organizimin e këtyre lloje ngjarjeve.

    Edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ilir Aasani në paraqitjen e tij të djeshme shpreson se do të pranohen masat lehtësuese, duke marrë parasysh gjendjen stabile me pandeminë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hilja me kutinë e votimit që u përdor në zgjedhjet e para pas luftës | 2 dhjetor 1945

    Lajmi i rradhës

    Pandemia i bëri gratë edhe më të varura nga ndihmat e shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë