Spasovski falënderon Serbinë që ndihmoi për shuarjen e zjarreve në vend

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski iu falënderua Serbisë për katër helikopterët të cilët po ndihmojnë për shuarjen e zjarreve në vend.

    “Për mua është shumë me rëndësi që edhe ne si shtet nuk jemi lënë vetëm, këtu janë miqtë tanë nga Republika e Serbisë dhe dëshiroj të shpreh falënderim n emrin tim personal dhe në emër të MPB-së dhe Qeverisë, kolegut tim, Vulin, Qeverisë së Serbisë dhe presidentit Vuçiq për shkak se menjëherë u dakorduan dhe dërguan ndihmë – katër helikopterë të cilët do të ndihmojnë për shuarjen e zjarreve në Republikën tonë të Maqedonisë së Veriut”, shkroi Spasovski në Facebook.

    Në territorin e shtetit prej dje janë në disponim katër helikopterë të MPB-së së Serbisë, prej të cilëve tre janë kundër zjarrit, ndërsa i katërti për vëzhgim dhe udhëzim.

    Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, i cili së bashku me ministrin Spasovski dje pasdite ishte në Nagoriçan të Vjetër, ku zjarri u lokalizua, deklaroi se nëse situata përkeqësohet, janë të gatshëm të intervenojnë edhe me njerëz dhe teknikë ku do të ketë nevojë.

    Lajmi Paraprak

    Mot me diell dhe shumë i nxehtë | Aktivizohet faza portokalli

    Lajmi i rradhës

    MASH: Pagat e mësimdhënësve për katër vjet janë rritur për 2.000 denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë