Spiropali në Shkup: me RMV kemi qëndrime dhe vizione të përbashkëta

    Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

    Spiropali zhvilloi takim me homologun e saj Afrim Gashi, pas çka mbajtën deklaratë për media.

    “Nuk është vetëm protokoll që të përmendim që bashkëpunimi rajonal është kyç. Ne vlerësojmë shumë pozitiv përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në nismat rajonale. Me RMV kemi qëndrime dhe vizione shumë të përbashkëta”, tha Spiropali.

    Është planifikuar të ketë takime edhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me Talat Xhaferin, ish-kryetar i Kuvendit, si dhe me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe.

    Lajmi Paraprak

    Me fillimin e vitit shkollor, rritet numri i fëmijëve të prekur nga gripi

    Lajmi i rradhës

    SPD-ja e Scholzit i fiton zgjedhjet teksa ekstremi i djathtë vazhdon rritjen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë